KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Pfizeri” planifikon ta shesë deri në 130 dollarë një dozë të vaksinës anti-COVID
Shëndetësi

“Pfizeri” planifikon ta shesë deri në 130 dollarë një dozë të vaksinës anti-COVID

Kosova News
Kosova News 14:33 -22/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pfizeri do ta shesë 110 deri në 130 dollarë një dozë të vaksinës së saj COVID-19 sapo qeveria amerikane të ndalojë blerjen e vaksinave.

Pavarësisht kësaj, prodhuesi i barnave thotë se pret që shumë njerëz të vazhdojnë ta marrin atë falas.

Drejtuesit e Pfizerit thanë se çmimi komercial për dozat e të rriturve mund të dalë në fillim të vitit të ardhshëm, në varësi të kohës kur qeveria të heqë dorë nga programi i saj për blerjen dhe shpërndarjen e injektimeve, raportoi Associated Press të shtunën.

Prodhuesi i barnave tha se pret që njerëzit me sigurim shëndetësor privat ose mbulim nëpërmjet programeve publike si Medicare ose Medicaid nuk do të paguajnë asgjë.

Një zëdhënës ka thënë se kompania ka gjithashtu një program ndihme të bazuar në të ardhura, që ndihmon banorët e kualifikuar të SHBA-së pa sigurim, të marrin dozat.

Çmimi do ta bënte vaksinën me dy doza më të shtrenjtën për klientët që paguajnë para në dorë sesa vaksinat vjetore të gripit. Ato mund të variojnë në çmim nga rreth 50 dollarë në 95 dollarë, në varësi të llojit, sipas CVS Health, e cila drejton një nga zinxhirët më të mëdhenj të farmacive në vend.

Një zyrtar i Pfizerit tha të enjten se çmimi reflekton kostot e rritura për kalimin në shishe me një dozë dhe shpërndarjen komerciale.

Prodhuesi i barnave tha vitin e kaluar se po paguante 19,50 dollarë amerikanë për dozë dhe se kishte tre nivele çmimesh globalisht, në varësi të situatës financiare të secilit vend.

Në qershor, kompania tha se Qeveria amerikane do të blinte 105 milionë doza shtesë në një marrëveshje që arrinte afërsisht 30 dollarë për dozë. Qeveria ka mundësinë të blejë më shumë doza pas kësaj.

Vaksina me dy doza e Pfizerit debutoi në fund të vitit 2020 dhe ka qenë vaksina më e përdorur për të luftuar COVID-19 në SHBA.

Më shumë se 375 milionë doza të vaksinës origjinale, të cilën Pfizeri e zhvilloi me prodhuesin gjerman të barnave BioNTech, janë shpërndarë në SHBA, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Vaksina solli 36.78 miliardë dollarë të ardhura vitin e kaluar për PfizerIin dhe ishte produkti më i shitur i prodhuesit të ilaçeve.

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 22/10/2022 22/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar
11:42 -09/07/2026
Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit
11:23 -09/07/2026
Konjufca pret në takim zëvendësministrin italian
11:02 -09/07/2026
Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë
10:33 -09/07/2026
Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro
10:12 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?