Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku Sadriu, ka thënë me keqardhje ka marrë lajmin se një profesor në një shkollë në Prishtinë gjatë mësimdhënies ka shkelur rëndë respektin ndaj simboleve tona kombëtare. Ajo ka thënë se profesori është pezulluar menjëherë nga detyra dhe do të përballet me pasojat ligjore për këtë sjellje të papranueshme, pasi Kosova është shtet demokratik dhe laik, ku simbolet kombëtare gëzojnë respekt të pakushtëzuar në çdo institucion, dhe askush nuk ka të drejtë t’i përdhosë ato.
“JO PËRDHOSJES SË SIMBOLEVE KOMBËTARE
Të dashur qytetarë,
Me shumë keqardhje kemi marrë lajmin për një incident të papranueshëm, ku një profesor gjatë mësimdhënies ka shkelur rëndë respektin ndaj simboleve tona kombëtare. Në një ditë festive, kur duhej të ndihmonte fëmijët të shijonin dhe ndiheshin krenarë për identitetin e tyre, ai e hodhi flamurin kombëtar në koshin e mbeturinave”, ka thë Lushaku Sadriu.
Sipas saj, ky veprim është një shkelje e rëndë e çdo morali, etike dhe norme juridike.
Kosova është shtet demokratik dhe laik, ku simbolet kombëtare gëzojnë respekt të pakushtëzuar në çdo institucion, dhe askush nuk ka të drejtë t’i përdhosë ato.
“Në këtë rast, ju njoftoj se profesori është pezulluar menjëherë nga detyra dhe do të përballet me pasojat ligjore për këtë sjellje të papranueshme.
Kosova e ka ndërtuar shtetin e saj mbi vlerat e respektit dhe krenarisë për simbolet kombëtare, dhe asnjë individ nuk duhet të ketë mundësinë t’i shkelë ato, e asnjëherë në institucionet e arsimit.
Le të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të simboleve tona kombëtare!”, ka shkruar drejtoresha e DKA-së në Prishtinë.
Faleminderit
Jehona Lushaku Sadriu