KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Petkoviqit s’i lejohet as sot hyrja në Kosovë
Politikë

Petkoviqit s’i lejohet as sot hyrja në Kosovë

Kosova News
Kosova News 09:32 -13/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, thotë se edhe sot, njëjtë si dje, i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Kryenegociatori i Serbisë në dialog thotë se Beogradi është i gatshëm të ecë në drejtim të një zgjidhjeje kompromisi.

“Kuptoni që dialogu kërkon një palë tjetër, dikë që do të negociojë dhe do të jetë dakord me ju. Në këtë moment kemi Albin Kurtin që refuzon gjithçka, ndalon vizitat, që sillet me arrogancë. Prandaj i takon BE-së që përfundimisht të përcaktojë qartë se kush është fajtori në dialog dhe sigurisht që nuk është Beogradi”, deklaroi ai për TV Pink.

Petkoviq vazhdon të insistojë se kryeministri kosovar Albin Kurti po shkel të gjitha marrëveshjet.

“Ardhja ime sot në Konçul është para së gjithash një mesazh për komunitetin ndërkombëtar, i cili është qartazi i paaftë ose pretendon të jetë i tillë kur bëhet fjalë për Prishtinën dhe kur shikon Albin Kurtin dhe Prishtinën të cilët çdo ditë shkelin marrëveshjet që kemi arritur në Bruksel, duke përfshirë edhe marrëveshjen për vizitat zyrtare”, tha ai.

Kujtojmë se Petkoviqi nuk është lejuar as të martën të futet në Kosovë, kanë bërë të ditur mediat serbe.

Sipas mediave serbe, ai ia kishte mësyrë fshatit Kufcë e Epërme në Gjilan, ku ishte planifikuar hapja e sheshit të fshatit.

Dhe emri i këtij sheshi, sipas mediave lokale është “Sheshi qendror komunal Serbia”, i financuar nga Zyra që udhëheq Petkoviq.

Petkoviqit s’i lejohet hyrja në Kosovë, deshi të inauguronte një shesh me emrin “Serbia”

Gjithashtu lexoni:

Kurti takon ambasadoren e re të Zvicrës, Cattin Hennin

Albulena Haxhiu rizgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin “53-milionëshi”

Sot vendoset për “53-milionëshin”, pritet aktgjykimi ndaj Pal Lekajt dhe tre të akuzuarve

Konjufca dhe Schübel diskutojnë agjendën evropiane të Kosovës

TAGGED: Kosova, ndalesa, Petkoviq
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?