KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Petkoviq: Prishtina do vetëm t’ua marrë pronat dhe t’i dëbojë serbët
Politikë

Petkoviq: Prishtina do vetëm t’ua marrë pronat dhe t’i dëbojë serbët

Kosova News
Kosova News 13:16 -09/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, është shprehur se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë një sërë të pavërtetash në një intervistë për “Danasin” para rundit të ri të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që sipas tij, është stili negociues i Bislimit dhe një nga arsyet pse procesi i normalizimi i marrëdhënieve është vazhdimisht në ngecje ose regres.

Petkoviq thekson se Bislimi flet për dëshirën e Prishtinës për të integruar serbët në Kosovë, “kur në fakt e vetmja gjë që ata duan është që të marrin pronat e serbëve dhe të Serbisë, dhe të dëbojnë popullin serb”.

“Prishtina nuk e fsheh atë qëllim, sepse me urdhër të drejtpërdrejtë të Kurtit dhe Bislimit, popullit serb i mohohen barnat, ushqimet bazë, tekstet shkollore… dhe për shkak të ‘dashurisë së tepërt’ të Prishtinës, pushkatojnë fëmijët serbë dhe arrestojnë serbët e pafajshëm çdo ditë”, ka thënë Petkoviq.

Petkoviqi për çdo gjë e bën fajtor Kosovën, madje edhe se s’po zbaton marrëveshjen e njohjes së diplomave apo edhe çështjen e personave të pagjetur.

“Thelbi i dialogut është Asociacioni, të cilin Prishtina ka më shumë se dhjetë vjet që refuzon ta formojë, edhe pse është obligimi më i madh edhe për Kurtin edhe për Bislimin në dialog. Prandaj Bislimi ikën nga tema e Asociacionit si djalli nga kryqi, duke pretenduar se ky obligim i Prishtinës nuk ekziston”, ka shtuar ai.

Megjithatë, Petkoviq ka thënë se kjo mënyrë nuk do t’u shkojë mirë ndërmjetësuesve në dialog, sepse ata janë shumë të vetëdijshëm, siç thotë ai, për pabesueshmërinë dhe paqëndrueshmërinë e negociatorëve të Prishtinës dhe në fund, “ata kanë një pasqyrë të qartë të përmbushjes të secilës marrëveshje”.

“Fatkeqësisht, kjo nuk e pengon Bislimin që çdo herë të përpiqet të bindë të painformuarit, me ndihmën e mediave manjate në Serbinë qendrore”, ka thënë ai, duke sulmuar “Danasin”, median serbe ku dha intervistë Bislimi të shtunën. 

“Dhe miti për veriun e kriminalizuar të Kosovës, për të cilin insiston Bislimi, është një trillim i plotë, sepse veriu ishte një vend i qetë për të jetuar serbët, para se falangat e Kurtit të dërgoheshin atje për të kryer një fushatë frikësimi dhe terrori ndaj popullit serb”, ka shtuar Petkoviq.

Zv.kryeministri Bislimi: Serbia po pengon integrimin e serbëve

Gjithashtu lexoni:

Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës

Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit

Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu

Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë

Kosova News 09/09/2023 09/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”
11:40 -15/07/2026
ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre
11:13 -15/07/2026
Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit
10:56 -15/07/2026
Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan pas mosmarrëveshjes së fëmijëve
10:07 -15/07/2026
Rrokullisja me traktor ia mori jetën, policia jep detaje mbi aksidentin fatal në Klinë
09:46 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?