KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Petkoviq në konferencë të jashtëzakonshme: Policia shqiptare e ka pushtuar Veriun e Kosovës
Politikë

Petkoviq në konferencë të jashtëzakonshme: Policia shqiptare e ka pushtuar Veriun e Kosovës

Kosova News
Kosova News 23:28 -08/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarë, pas vendimi të Policisë së Kosovës për ta rritur praninë në veri.

Pas një propagande mediale që dukej e orkestruar në mediat e afërta të Vuçiq, Petkoviq ka dalë dhe ka përsëritur po të njëjtat raportime të mediave.

Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka për qëllim që ta rrënojë Marrëveshjen e Brukselit me veprime si ky sonte.

“Siç kemi paralajmëruar, Kurti ka vazhduar me aksione ilegale dhe të dhunshme që synojnë okupimin e veriut të Kosovës. Pas konfiskimit të verës duke sulmuar familjen Petroviq dhe pas keqtrajtimit të fëmijëve në Leposaviq, rreth 300 deri në 500 policë, të armatosur rëndë dhe anëtarë të ROSU me pajisje ushtarake, kanë pushtuar veriun e Kosovës”, ka thënë Petkoviq në këtë konferencë.

Petkoviq ka thënë se policët kosovarë kanë bllokuar të gjithë veriun e Kosovës, ndonëse nuk është raportuar për ndonjë incident deri tani dhe qytetarët kanë qenë të lirë të filmojnë dhe të përcjellin lëvizjet e policëve.

Sipas Petkoviq, policët kosovarë nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në territorin e Kosovës.

“Po e përsëris, veçanërisht për ata në Perëndim, që policia shqiptare nga jugu ka pushtuar veriun e Kosovës”, ka thënë ai në këtë konferencë.

Gjithashtu lexoni:

Osmani, për Çmimin e Evropës në Vjenë: Nder për Republikën e Kosovës

Abdixhiku: Pas 15 tentimeve të dështuara, zgjidhja qëndron në një Qeveri Nacionale të Tranzicionit

E-Kosova vjen me dy shërbime të reja

Osmani nderohet me Çmimin Evropian “Coudenhove-Kalergi” në Austri

Kërkesa për anulimin e vendimit për rritjen e çmimit të rrymës, reagon ZRrE

Kosova News 08/12/2022 08/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

Atalanta mposht Romën dhe siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve
23:10 -12/05/2025
Osmani, për Çmimin e Evropës në Vjenë: Nder për Republikën e Kosovës
22:55 -12/05/2025
Rizvanolli: Qeveria e Republikës së Kosovës, si gjithmonë, do t’u qëndrojë pranë prodhuesve vendorë
22:52 -12/05/2025
BE sjell ekspertë për testim të Urës së Ibrit
22:23 -12/05/2025
Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse që kushton 25 milionë dollarë
21:48 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?