KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pesëmbëdhjetë organizata përfitojnë grante nga programi EJA Kosovë i KCSF-së
Ekonomi

Pesëmbëdhjetë organizata përfitojnë grante nga programi EJA Kosovë i KCSF-së

Kosova News
Kosova News 16:28 -15/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pesëmbëdhjetë organizata nga e tërë Kosova nënshkruan sot kontratat si përfituese të granteve të reja nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), në kuadër të programit EJA Kosovë.

Përderisa tetë prej tyre përfituan Grante për zhvillim organizativ në ciklin e dytë të këtij instrumenti unik në Kosovë, shtatë organizata tjera përfituan Grante për projekte të mesme, transmeton Klan Kosova.

Vlera totale e granteve të nënshkruara sot e tejkalon shumën prej 500 mijë eurosh dhe i dedikohen fushave të ndryshme si: arsimi, drejtësia, angazhimi qytetar, qeverisja lokale, përfshirja sociale e personave me aftësi të kufizuara si dhe arti e kultura.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë:

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kontratave, Taulant Hoxha, drejtor ekzekutiv në KCSF theksoi rëndësinë e këtyre granteve. “Familjes së madhe të programit EJA Kosovë sot po i bashkohen edhe 15 organizata të reja partnere, e nëpërmjet tyre edhe mijëra qytetare e qytetarë të Kosovës të cilët do të kenë hapësira e veprimtari të shumta për t’u angazhuar për çështjet në interes të tyre, në lagjet, fshatrat dhe qytetet gjithandej Kosovës”, ka thënë Hoxha.
Duke i’u afruar numrit prej rreth 80 organizatash e nismash të përkrahura nëpërmjet këtij programi gjatë dy viteve të fundit, Hoxha shprehu mirënjohjen e jashtëzakonshme për qeveritë e Zvicrës, Suedisë dhe Luksemburgut që vazhdojnë ta ndihmojnë zhvillimin e qytetarisë aktive në Kosovë, si kusht themelor për zhvillim të shoqërisë e shtetit tonë.

Organizatat përfituese të grantit për zhvillim organizativ punojnë në fusha të ndryshme: Doën Syndrome Kosova është institucion i cili mundëson përfshirjen më kuptimplotë në shoqëri të personave me sindromën doën; Komiteti i Grave të Verbëra të Kosovës është organizatë e bazuar në komunitet dhe punon në mbështetje të grave të verbëra; Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA punon në rritje të vetëdijes kolektive dhe institucionale sa i përket barazisë gjinore dhe feminizmit; Advocacy Center for Democratic Culture – ACDC angazhohet për afirmim të të drejtave të njeriut, sundim te ligjit dhe demokracisë; Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP ofron mbështetje për fëmijët pa kujdes prindëror; Center for Affirmative Social Actions – CASA është një nismë e shoqërisë civile për të ngritur kapacitetet e përfaqësuesve të komunitetit serb në Kosovë; Duart plotë mëshirë – DPM si entitet ndihmon personat në nevojë, të moshuarit dhe fëmijët e varfër; Organizata për Demokraci, Anti- Korrupsion, Dinjitet – ÇOHU, institucion i cili punon që dy dekada në fushën e sundimit të ligjit dhe anti – korrupsionit.

Ndërsa, organizatat përfituese të grantit për projekte të mesme janë: EdGuard, si institut i cili punon në fushën e edukimit; Netëork of Peace Movement – NOPM ëshë një organizatë që punon në përfshirje më të madhe të publikut në çështje me rëndësi në nivelin lokal; Debate Center si qendër e cila punon në rritjen e aftësive debatuese tek të rinjtë/rejat; Fondacioni 17 i cili punon për përfshirjen e të gjithë qytetarëve/eve në komunitet përmes kulturës dhe artit; Shoqata e personave me aftësi të kufizuar – Handikos Ferizaj është shoqatë e cila ndihmon në mirëqenien e personave me aftësi të kufizuara, INJECT është organizatë që punon në fuqizimin e grave dhe mbrojtjen ligjore të tyre dhe Aktiv, organizatë që punon në përfshirje të komunitetit serb në proceset shoqërore dhe politike.  

Ndërkaq sa i përket Granteve për zhvillim organizativ, ato zgjasin përafërsisht një vit dhe përfshijnë aktivitete që ndihmojnë zhvillimin e brendshëm të organizatave të cilat kanë dëshmuar ide të qarta të drejtimit strategjik të tyre dhe mbështeten me shumë maksimale deri në 15 mijë euro për grant.

Në anën tjetër, Grantet për projekte të mesme kanë shuma maksimale prej 40 mijë euro për grant, me kohëzgjatje maksimale deri në 18 muaj gjatë të cilave organizatat do të punojnë në tema të veçanta të cilat kërkojnë trajtim sistematik dhe të fokusuar.

Ndryshe prej vitit 2020 kur filluan grantet e para të këtij programi, EJA Kosovë ka ndarë grante në shumë prej rreth 2 milion euro.

EJA Kosovë është program i KCSF-së që bashkëfinancohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.

Gjithashtu lexoni:

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc

Kosova News 15/09/2022 15/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE
12:01 -09/07/2026
Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar
11:42 -09/07/2026
Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit
11:23 -09/07/2026
Konjufca pret në takim zëvendësministrin italian
11:02 -09/07/2026
Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë
10:33 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?