KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pesë prokurorët e konfirmuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, në mesin e tyre edhe prokurori i rastit të sulmit në “Banjskë”
Siguri

Pesë prokurorët e konfirmuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, në mesin e tyre edhe prokurori i rastit të sulmit në “Banjskë”

Kosova News
Kosova News 12:25 -12/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Pesë emra të prokurorëve janë konfirmuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, afati për konkursin e të cilit është mbyllur të mërkurën më 10 qershor.
Sipas renditjes alfabetike, në këtë pozitë kanë aplikuar:

Atdhe Dema– Prokuror në Departamentin për Hetimin e Terrorizmit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës,

Naim Abazi– Prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës,

Rafet Halimi– Prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës,

Shqipdon Fazliu– Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit,

Zejnullah Gashi– Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Dema, shkurtimit përmes telefonit ka thënë “po kam aplikuar”.

Në anën tjetër, prokurori Abazi ka thënë se me këtë konkurs pret që të plotësohet pozicioni më i rëndësishëm brenda Sistemit Prokurorial.

“Po unë dje kam aplikuar, siç e dini ka qenë afati i fundit për aplikim, kështu që jam pjesë e konkursit që është shpall nga ana e Këshillit Prokurorial. Ju e dini që kjo është pozitë e cila ka qenë ndër vite me ushtrues detyre, dhe tash me këtë konkurs është një ndër konkurset që e plotëson ndoshta edhe pozicionin më të rëndësishëm në sistemin prokurorial.

Po besoj që do të jemë pjesë e një gare që do të jetë transparente, meritore dhe të zgjidhet kandidati që i plotëson të gjitha kriterët siç është kërkuar nga ana e Këshillit, Ligjin për Këshillin Prokurorial, Prokurorin e Shteti dhe rregullorët që i ka këshilli në fuqi”, është shprehur Abazi.

Prokurori Halimi ka thënë se është me interes të sistemit të drejtësisë dhe qytetarëve që kjo pozitë të plotësohet me mandat të rregullt.

“Ju konfirmojë se kam aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Është në interes të sistemit të drejtësisë dhe të qytetarëve që Kryeprokurori i Shtetit të zgjidhet sa më shpejtë përmes një procesi të rregullt dhe transparent”, ka shtuar ai.

Ndërsa, thirrjeve dhe mesazheve të redaksisë nuk i është përgjigjur prokurori Shqipdon Fazliu, mirëpo kandidimin e tij e kanë konfirmuar disa burime brenda sistemit prokurorial.

Kandidimin në këtë garë, e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.

“Po është e vërtetë, e konfirmoj kandidimin tim për Kryeprokuror të Shtetit”.

Megjithatë, lista e plotë me të gjithë emrat që kanë kandiduar për këtë pozitë, pritet të bëhet publike ditëve në vazhdim, pasi të bëhet edhe verifikimi i aplikimeve të kandidatëve, për çështjen e plotësimit të kritereve.

Përveç emrave të konfirmuar, si kandidatë të mundshëm janë diskutuar edhe zëvendëskryeprokurori i PSRK-së, Valdet Gashi, prokurori special Admir Shala, prokurori i Gjilanit Arben Ismajli dhe prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni, mirëpo të njëjtit përmes përgjigjeve me shkrim e kanë mohuar.

Kujtojmë se vendimi për shpalljen e konkursit për Kryeprokuror të Shtetit ishte marrë në takimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës më 18 maj 2026.

Kujtojmë se në atë mbledhje, anëtari Milot Krasniqi e kishte kundërshtuar shpalljen e konkursit. Ai kishte kritika për atë që e quante “nxitim të shpalljes së konkursit” pa qenë të pranishëm i gjithë Këshilli në takim, duke thënë se Këshilli nuk duhet të bie në diktatin e pushteteve tjera, derisa theksoi se kandidati Blerim Isufaj ishte refuzuar nga atëkohë presidentja Vjosa Osmani, pa një vendim të arsyetuar.

“Publiku e di që ky proces është bllokuar qëllimisht tash e rreth 4 vjet. Pasi u prit kaq kohë, unë nuk e di thjesht arsyen pse sot ngutemi dhe cila është kjo urgjencë me shpalljen e konkursit për Kryeprokuror të Shtetit. Pse të mos presim që të krijohen kushtet ligjore dhe legjitimiteti i plotë për këtë veprim. Pse Këshilli duhet të veprojë kur për këtë proces kanë folë dhe flasin tjerët- ata që kanë më së paku të drejtë, ata që s’kanë as të drejtë kushtetuese, as ligjore e as njerëzore të përfshihen në këtë proces”, kishte thënë ndër të tjera Krasniqi.

Pas shpalljes së konkursit, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj kishte paraqitur padi me kërkesë për masë të sigurisë në Gjykatën Administrative, duke kërkuar që konkursi i shpallur nga KPK-ja të pezullohet, por Gjykata e kishte refuzuar kërkesën dhe se tash lënda gjendet në procedurën e ankesës në Gjykatën e Apelit.

Gjithashtu lexoni:

Gjenerali i KFOR-it merr pjesë në aksionin e dhurimit të gjakut në Prishtinë

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Vidhen pjesë bakri nga trafoja, kabllo e naftë nga tre kamionë nga punëtoria e një qytetari në Rahovec

NATO mban mbi 4.600 trupa në Kosovë, Italia dhe SHBA me kontingjentet më të mëdha

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Kosova News 12/06/2026 12/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
heavy intensity rain
15° _ 13°
83%
2 km/h
Fri
20 °C
Sat
20 °C
Sun
25 °C
Mon
27 °C
Tue
21 °C

Lajmet e Fundit

Artan Abazi nuk merr votat e nevojshme për zëvendëskryesues të KGJK-së në raundin e parë
14:19 -12/06/2026
Komunat me shumicë serbe, Hargreaves: Kosova ka marrë zotime, të dalë me propozime konkrete
14:16 -12/06/2026
Përfundon numërimi në Ambasadën e Kosovës në Ankara, këto janë rezultatet
14:11 -12/06/2026
Votat nga përfaqësitë diplomatike- Ja si renditen partitë pas numërimit të 27% të tyre
14:07 -12/06/2026
Ambasadori gjerman për situatën në veri: Ligjet e Kosovës vlejnë në krejt territorin e saj
13:34 -12/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?