KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pesë kompani aplikojnë për tenderin e TC “Kosova A”
Ekonomi

Pesë kompani aplikojnë për tenderin e TC “Kosova A”

Kosova News
Kosova News 14:40 -17/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë hapjen zyrtare të aplikimeve të operatorëve ekonomik për projektin “Rehabilitimi dhe Modernizimi i Njësisë A3 në TC Kosova A”.

Pesë aplikacione janë dorëzuar për këtë tender, të cilat janë: Grupi i Operatorëve Ekonomik SBB Energy S.A; Intering Sh.P.K; Ethos Energy, Kompania Limak Insaat Sanay ve Ticaret A.S, Kompania Golden Concord Group Limited; Grupi i operatorëve Ekonomik KEPCO Plant Service&Engineering Co, LTD;DYPNF Co., Ltd; BHI CO., Ltd dhe Grupi I operatorëve ekonomik HIB Petrol Sh.P.K; Florian Viqa, NTPC Limited.Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se aplikimi i pesë kompanive që vijnë nga shtet të ndryshme, dëshmon se po përmbyllet një garë serioze. Ajo ka thënë se kjo dëshmon se ato kanë besuar në këtë proces.

Ajo ka folur edhe për nevojën për investim në këtë njësi të termocentralit Kosova A.

“Ky bllok për dekada të tëra ka punuar në kushte të vështira, shpesh nuk ka pasur kapacitetin teknik që të punojë fare, sepse përtej remonteve të domosdoshme, nuk ka pasur investime serioze që do t’ia rrisnin stabilitetin dhe jetëgjatësinë.  Me këtë investim që po planifikohet dhe po realizohet blloku A3 do të vazhdojë të shërbejë edhe për së paku 20 vite të tjera me një investim nga mjetet vetanake të KEK-ut në vlerë prej 137 milionë euro, do të sjellë përfitime të shumëfishta. Do të prodhojë më shumë nga 130 sa prodhon aktualisht do të prodhojë 215 megavat bruto” , ka thënë Rizvanolli.

Ky aktivitet i prokurimit ka qenë i hapur që nga 23 janar i këtij viti. Së fundmi ishte pezulluar pas një ankese të një operatori ekonomik për kritere diskriminuese, por që ankesa ishte hedhur poshtë nga OSHP-ja, duke i hapur rrugë KEK-ut për të vazhduar me procedurat tutje.

Gjithashtu lexoni:

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

Kosova News 17/07/2025 17/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
18:39 -09/07/2026
Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje
18:29 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?