Me synimin për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe afrim më të madh me qytetarët, sot u hap zyrtarisht reparti i ri i vaksinimit në objektin modern të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni”.
Në ceremoninë e përurimit mori pjesë drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Fahri Shabani, i cili theksoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve shëndetësore cilësore, të sigurta dhe të aksesueshme për të gjithë qytetarët.
“Reparti i ri është i pajisur me infrastrukturë bashkëkohore dhe standarde të avancuara, duke siguruar kushte të përshtatshme për stafin dhe qytetarët që marrin vaksinat e nevojshme”, njofton Komuna e Mitrovicës.
Në fjalën e tij, Shabani ka theksuar se shëndeti publik mbetet prioritet kryesor dhe se Mitrovica po avancon drejt ofrimit të shërbimeve moderne dhe gjithëpërfshirëse për komunitetin.