KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përurohet Qendra Kulturore Boshnjake në Prizren
Kulturë

Përurohet Qendra Kulturore Boshnjake në Prizren

Kosova News
Kosova News 20:07 -24/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në shënim të Ditës Kombëtare të Boshnjakëve, Kryeministri i Republikës e Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministren e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi morën pjesë në ceremoninë solemne të përurimit të Qendrës Kulturore Boshnjake në Prizren.

“Është nder të jem sot me ju dhe të shënojmë siç na ka hije Ditën e Boshnjakëve”, u shpreh kryeministri Kurti në fillim të fjalës së tij. Në këtë ditë kujtohet Parlamenti i Parë Boshnjak i rrethuar në Sarajevë në vitin 1993 dhe dita kur boshnjakët luftuan për të drejtën e patjetërsueshme të emrit të tyre, shtoi ai.

Ai vlerësoi kontributin e boshnjakëve në zhvillimin e Republikës së Kosovës, ndërsa tha se përfaqësuesit politikë të boshnjakëve sot janë pjesë përbërëse e qeverisë, duke ndikuar drejtpërdrejt në marrjen e vendimeve të rëndësishme për shoqërinë tonë dhe interesat e vendit në tërësi.

Kryeministri veçoi mbështetjen e Zyrës së Kryeministrit për komunitetin boshnjak, nëpërmjet Zyrës për Çështje të Komuniteteve, që ka ndarë grante në mbështetje të projekteve për vendimmarrje për rini, aktivitete kulturore, promovim të trashëgimisë së artizanatave për gratë boshnjake, gazetarinë për komunitetin, emisione në radio dhe televizion për komunitetin si dhe Kongresin e intelektualëve boshnjakë të Kosovës, ndërkaq tha se nga 100 të rinj të pranuar në programin e Qeverisë për punë praktike 6 muajshe në institucione, 32 janë nga komuniteti boshnjak.

Zëvendëskryeministrja Rexhepi gjithashtu u shpreh e lumtur që së bashku me kryeministrin Kurti sot po shënojmë këtë festë kombëtare për boshnjakët duke përuruar Qendrën Kulturore në Prizren.

“Jam krenare që bashku me juve punuam që sot në Prizren boshnjakët të kenë vendtakimin e tyre, këndin e tyre për të rinjtë, OJQ-të, shoqëritë kulturore artistike, gratë, pensionistët, një vend ku ata mund të dëgjojnë muzikë në gjuhën e tyre”.

Ajo shtoi se me këtë qendër sot po ruajmë dhe kultivojmë trashëgiminë kulturore së bashku me të gjitha komunitetet tjera në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Bahtiri: Urat mbi Ibër po marohen, s’ka kush që i ndalë

Kurti merr pjesë në ceremoninë e 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës

Një person hidhet nga kati i katërt i një ndërtese në Prishtinë

Osmani: Trumpi parandaloi një përshkallëzim të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë

Presidentja Osmani: Kosova kurrë në historinë e saj nuk e ka sulmuar asnjë vend

Kosova News 24/09/2022 24/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Kosova arrin fitoren e parë në FIBA U16 EuroBasket 2025
15:28 -11/07/2025
AUV me thirrje për fermerët, zbatoni masat e vendosura për parandalimin e murtajës
15:24 -11/07/2025
Bislimi takon zyrtarin e BE-së, Plecity
15:20 -11/07/2025
Bislimi: Sllovenia ka qenë dhe mbetet partner i Kosovës
15:06 -11/07/2025
Osmani: Kosova është e bekuar me mbështetjen e fuqishme dhe të palëkundur të Kongresit Amerikan
14:35 -11/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?