KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përurohet çerdhe e re në Skënderaj, Kurti: Po e sjellim Kosovën një hap më afër Bashkimit Evropian në aspektin ekonomik e arsimor
Arsim

Përurohet çerdhe e re në Skënderaj, Kurti: Po e sjellim Kosovën një hap më afër Bashkimit Evropian në aspektin ekonomik e arsimor

Kosova News
Kosova News 12:42 -10/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

U përurua cerdhja për fëmijë në Skenderaj. Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në përurimin e çerdhes më të re në komunën e Skënderajt, bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav dhe kryetarin e komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

Në adresimin e tij, kryeministri tha se kjo çerdhe e re nuk është vetëm hap përpara në zhvillimin e shoqërisë, por njëkohësisht tregues i fuqishëm që fëmija është kryefjala e politikave publike dhe veprimeve konkrete tona të përbashkëta.

Ai shtoi se investimet tona në Komunën e Skënderajt gjatë këtij mandati kapin totalin prej 3,2 milionë euro, nga të cilat 2,1 milionë euro është shuma e punimeve të finalizuara deri tani, ndërkaq rreth 66 mijë euro inventar nga Ministria e Arsimit janë vetëm fillimi i mbështetjes sonë për këtë fole të re për brezin e ri.

Duke shprehur mirënjohjen ndaj Bashkimit Evropian për mbështetjen, kryeministri tha se: “Kjo çerdhe është një shembull i mirë se si investimet e Bashkimit Evropian po realizohen në kohën dhe në vendin e duhur. Me ndihmën e IPA fondeve, 1.2 milionë euro, pra të instrumentit të para anëtarësimit, ky projekt është përfunduar dhe do të shërbejë për fëmijët më të vegjël. Natyrisht, me çdo sukses të radhës po e sjellim Kosovën një hap më afër Bashkimit Evropian në aspektin ekonomik e arsimor, intelektual e shoqëror.”

Nga ana e saj, ministrja Nagavci tha se kjo është një nga gjashtë çerdhet që po ndërtohet me fondet IPA të Bashkimit Evropian dhe sipërfaqja e saj me 1,600 metra katrorë dhe hapësira përcjellëse mbi 800 metra katrorë, do të ofrojë terren për aktivitete të shumta edukativo-arsimore.

Ndërkaq ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, theksoi se çerdhja është më shumë sesa një ndërtesë: është simbol i progresit, partneritetit dhe shpresës për të ardhmen. “Bashkimi Evropian ka angazhim të fuqishëm dhe jetëgjatë në ndërtimin e infrastrukturave jetike publike në Kosovë.” shtoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Nis protesta e bizneseve në shesh kundër tregut të lirë të energjisë

Mbi 200 cisterna nga Kosova bllokojnë portin në Durrës shkaku i pritjeve të gjata

Bashkëshortja e ish-policit që arrestoi Serbia thirrje Presidentes: Mos heshtni, Arbnori ka nevojë për përkrahje

Kur do të marr vendim Gjykata Kushtetuese “për votimin e fshehtë në Kuvend”? – Kjo është përgjigja e tyre

Rasti “Banjska”, sot seanca e radhës

Kosova News 10/06/2025 10/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
73%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Dështon përpjekja e 30-të për konstituimin e Kuvendit
11:40 -11/06/2025
Barcelona do të shesë katër lojtarë, njëri prej tyre nuk dëshiron të largohet nga klubi
11:27 -11/06/2025
Nis protesta e bizneseve në shesh kundër tregut të lirë të energjisë
11:27 -11/06/2025
Polici Kryeziu: Armët e përdorura në Banjskë, vetëm nga struktura ushtarake
11:15 -11/06/2025
Mbi 200 cisterna nga Kosova bllokojnë portin në Durrës shkaku i pritjeve të gjata
11:09 -11/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?