KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përurohet Abetarja e përbashkët – Do t’i fshijë kufijtë Kosovë-Shqipëri
Arsim

Përurohet Abetarja e përbashkët – Do t’i fshijë kufijtë Kosovë-Shqipëri

Kosova News
Kosova News 14:24 -01/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Përkundër që ky 1 shtatori nxënësit e shkollave publike në Kosovë nuk i gjeti në bankat shkollore, në qytetin e Gjakovës në ambientet e amfiteatrit të parkut “Ali Podrimja” sot është bërë përurimi i Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri, me të cilën nga ky vit shkollor do të mësojnë të gjithë fëmijët shqiptarë kudo që jetojnë.

Në këtë ditë të përurimit të Abetares së përbashkët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se populli shqiptar e di se përbashkimi është i domosdoshëm për të mirën e gjithë kombit shqiptar.

Sipas tij në ditët si këto duhet kujtua sakrifica e të gjithë atdhetarëve e intelektuale që pa kompromis në kohë të vështira ruajtën gjuhën shqipe.

Shefi i ekzekutivit kosovar u shpreh se bashkë me institucionet e Shqipërisë kanë përgatitur edhe tekstin e nivelit të parë të gjuhës shqipe për fëmijët në mërgatë, që do të shpërndahet gjatë këtij muaji.

“Nga sot fëmijët tanë anë e mbanë viseve të banuara me shqiptarë do ta mësojnë si abetare e përbashkët dhe unike. Populli ynë e di se përbashkimi është i domosdoshëm për të mirën e gjithmbarshme të kombit, për ecjen e tij përpara. Sikurse në periudhat e ndryshme historike kur prijësit tonë u bënë bashkë dhe ndërtuan kalimin prej ndjenjës së fuqishme identitare te vetëdija e lartë kombëtare. Jemi ne që duhet ta vazhdojmë jetësimin e idesë politike në programe e politika zhvillimore, në aktivitete të përbashkëta edukative e arsimore… Sot në gjirin e barazisë e lirisë, kombin tonë e përbashkon edhe kjo abetare. Një brez i ri shqiptar po fillon rrugën e dijes me abetaren e përbashkët unike, kështu po materializohet frymëzimi i trashëguar ndër breza që na ka mbajtur të lidhur gjithmonë… Qeveria jonë po punon në mbështetje të shqiptarëve kudo që janë, e këtë po e bëjmë në bashkërendim me qeverinë e Shqipërisë sepse vetëm bashkë mund të shtymë përpara interesat tona për zhvillim. Fëmijëria është koha kur mbillet edhe dija edhe morali”, tha ai.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë, Arbërie Nagavci e ka quajtur ngjarje historike për kombin shqiptar përurimin e Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri.

Ajo tha se fëmijët shqiptarë kudo që janë nga sot do të ketë mundësi të mësojnë me një abetare të përbashkët.

“U angazhuam si dy qeveri për fëmijët tanë për brezat që do të vijnë pas nesh librin parë aty ku është pikënisja e të mësuarit shqip për secilin e secilën që fillon me procesin e mësimnxënies. Ta unifikojmë e ta kemi një abetare të tillë që pasqyron edhe realitetin tonë historik, atë të së kaluarës, këtë aktual dhe atë përmes të cilit shkojmë dhe duhet të shkojmë përpara, pra bashkë…14:40 Po e fillojmë nga abetarja, nga ABC këtë unifikim me dëshirë, vullnetin e punën për të vazhduar deri në instancat më të larta në arsim e jo vetëm në arsim 6 kapituj me nga 6 shkronja në një abetare unike. Kjo do të jetë përmbajtja e abetares dhe struktura e abetares së përbashkët për vogëlushit dhe vogëlushet tona në ditët e para në shkollë nga vogëlushit deri në studime nga ky tetor kanë mundësi që pa asnjë problem mund të vijojnë studimet në Universitete e Kosovës apo të Shqipërisë pa asnjë probleme procedurë formale”, u shpreh ministrja e Arsimit në Kosovë.

Kurse, ministrja shqiptare e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi tha se abetarja që sot po përurohet do t’i fshijë kufijtë midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Kushi theksoi se abetarja e sotme do të jetë krenaria më e madhe e popullit shqiptar.

“Kur ka vullnet të mirë, kur ka bashkëpunim kur ka dashuri, natyrisht se asgjë nuk është e pamundur. Sepse kjo abetare nuk është thjeshtë libri i parë më i dashur më i çmuar më i paharruar për të gjithë, por kjo abetare do t’i fshijë kufijtë midis Shqipërisë dhe Kosovës…“Ky është libri që do të na bashkojë më shumë dhe do të forcojë më shumë dashurinë për njëri-tjetrin, sepse jemi një komb kemi një gjuhë… Kjo do të jetë krenaria jonë më e madhe, sado punë të tjera të bëjmë Abetarja e përbashkët do të jetë krenaria jonë më madhe”, tha ajo.

Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri është botuar nga shtëpitë botuese Pegi nga Shqipëria dhe Dukagjini nga Kosova.

Gjithashtu lexoni:

Po avancojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

I jepet lamtumira e fundit Koço Qendros, ikonës së teatrit shqiptar

Sunny Hill Festival 2026 zbulon programin e plotë: Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë botërore

Vdes aktori shqiptar, Koço Qendro

Kosova News 01/09/2022 01/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Certifikohen rezultatet zgjedhore të 7 qershorit
11:29 -08/07/2026
Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund
10:59 -08/07/2026
Nis seanca për vrasjen makabre të Bekim Varit, dëshmon familjari, që e gjeti trupin në mal
10:11 -08/07/2026
Nafta vazhdon të shtrenjtohet, këto janë çmimet e derivateve për sot
09:49 -08/07/2026
Begaj në Kosovë, policia merr masa të sigurisë
09:24 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?