KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përurohen renovimet në Urologji, kryeministri Kurti: 20 vjet s’ka pasur investim, por degradim
Shëndetësi

Përurohen renovimet në Urologji, kryeministri Kurti: 20 vjet s’ka pasur investim, por degradim

Kosova News
Kosova News 10:43 -10/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbi 1 milion euro është kostoja e renovimeve të Klinikës së Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, e cila u përurua të mërkurën nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kurti ka thënë se renovimet kanë qenë të domosdoshme pasi sipas tij për 20 vjet nuk ka pasur investim, por degradim.

“Ky përurim i rëndësishëm i transferimit të Klinikës së Urologjisë më rreth 1.2 milion euro investim pasi që për rreth 20 vjet nuk ka pasur investime por ka pasur vetëm degradim të kushteve si për pacientët ashtu edhe për mjekë e infermieret. Kisha kënaqësinë që të shoh se si këtu 9 dhoma me nga 3 shtretër i kanë kushtet moderne gjë që është tejet vendimtare si për shërimin e pacientëve ashtu edhe për kujdesin profesional të cilët e japin përkushtimin e tyre maksimal të gjithë mjekët dhe infermierët. Secila dhomë e ka klimatizimin qendror, e ka furnizimin me oksigjen dhe e ka mundësin për ta thirrur në çdo kohë infermierin prej shtrati ku ndodhet pacienti dhe në të njëjtën kohë ka edhe riparim tejet të rëndësishëm të tualeteve, me ç’rast e kemi edhe një shtesë për personat me aftësi të kufizuar. Pra nuk mjafton spitali të jenë godina ato duhet të jenë vende që japin shpresë për pacient për shërim të shpejt dhe të plotë”, ka thënë Kurti.

E ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, paralajmëroi që nga java e ardhshme do të hapen edhe sallat operative të Urologjisë. Këtë e quajti lajm të mirë për pacientët.

“Ka disa muaj që kemi pasur takim me stafin e Klinikës së Urologjisë, ku stafi më pat treguar brengën ku Klinika e Urologjisë në bllokun operativ është klinika me kushtet më të këqija sepse nuk është investuar asgjë pothuajse gati që 20 vite. Në javën tjetër do të hapen edhe sallat operative të Urologjisë dhe në këtë mënyrë Urologjia nga klinika më problematike në aspektin infrastrukturorë në bllokun operativ po bëhet klinika model në QKUK”, ka deklaruar Vitia.

Gjithashtu lexoni:

Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria

VV përgatitet për zgjedhje të brendshme këtë vit

KQZ gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare, pret afatin 48-orësh për ankesa lidhur me rinumërimin

Dyshime për manipulim votash nga Lista Serbe

Kurti: Administrata publike duhet të jetë urë mes qytetarit dhe të drejtave të tij

Kosova News 10/07/2024 10/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria
14:24 -19/06/2026
Shtyhen bisedimet SHBA-Iran, Vance anulon udhëtimin në Zvicër
13:51 -19/06/2026
VV përgatitet për zgjedhje të brendshme këtë vit
13:40 -19/06/2026
KQZ gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare, pret afatin 48-orësh për ankesa lidhur me rinumërimin
13:14 -19/06/2026
Dyshime për manipulim votash nga Lista Serbe
13:08 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?