Një person u godit për vdekje nga vetura pasditen e sotme në rrugën “Bardh i Madh”, në Drenas.
I ndjeri është 56-vjeçari Selver Lladrovci, i cili ishte edhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me këtë rast, kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, e ka ngushëlluar familjen e të ndjerit.
“Selveri ka qenë veprimtar i guximshëm, pjesëmarrës në demonstrata kundër pushtuesit dhe veteran i UÇK-së, i cili me bindje dhe vetëdije, i takonte rinisë më të vendosur për çlirim. Kontributi i tij atdhetar, do të jetë i paharrueshëm”, tha mes tjerash Lladrovci.


