Një person nga komuna e Fushë-Kosovës ka përfunduar në pranga dhe tani po mbahet nga Policia e Kosovës, pasi ai dyshohet se ditë më parë ka hapur një llogari në emër të huaj.
Hapja e kësaj llogarie në Facebook është raportuar në polici para 21 ditë, përkatësisht më 7 korrik 2022.
Këtë vepër Policia e Kosovës e kategorizon si ndërhyrje në sistemin kompjuterik dhe për këtë shkak e ka arrestuar personi që dyshohen se kreu këtë vepër.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se një person i panjohur në rrjetet sociale kishte hapur llogari në emër të tij dhe i njëjti kontakton me persona të ndryshëm. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./KosovaNews/