KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Personat e zhdukur me forcë, ende plagë e hapur në Kosovë
Politikë

Personat e zhdukur me forcë, ende plagë e hapur në Kosovë

Kosova News
Kosova News 08:09 -27/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Më shumë se 20 vjet pas luftës në Kosovë, mbi 1600 persona të zhdukur gjatë luftës ende nuk janë gjetur. Është një tragjedi për mijëra të afërm që kanë të drejtë të dinë se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre dhe që ende po përballen me këtë paqartësi pas kaq shumë vitesh.

Në një njoftim për media të Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq thuhet se KNKK do të vazhdojë të qëndrojë pranë tyre gjatë këtyre kohërave të vështira.

Me rastin e Ditës Kombëtare të Personave të Zhdukur, shefi i misionit të KNKK-së në Kosovë, Agim Gashi, tha se “plagët e familjeve të personave të zhdukur mbeten të pashëruara”.

“Ditë pas dite, familjet vazhdojnë të jetojnë në ankth dhe paqartësi, pa e ditur se çfarë ka ndodhur me bashkëshortët, fëmijët apo të afërmit e tyre”.

“Ne nuk kemi kursyer asnjë përpjekje për t’ua lehtësuar vuajtjet e tyre dhe do të vazhdojmë t’i shoqërojmë të gjitha përpjekjet për zbardhjen e vendndodhjes së personave të zhdukur. Familjet do të gjejnë ngushëllim vetëm pasi të dinë se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre”, tha ndër të tjera Gashi.

Sipas tij, “është obligim i yni që t’i mbështesim të gjitha nismat që për qëllim kanë zbardhjen e fatit të të gjithë personave që mbeten të pagjetur në Kosovë, pa dallim”.

Në nder të mijëra familjeve që presin ende me dëshpërim informata që mund të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) e ka prodhuar një VIDEO  pa zë për ta vënë në pah pikëllimin e familjeve si pasojë e humbjes së të dashurve të tyre.

Sipas së drejtës ndërkombëtare humanitare, ish-palët në konflikt janë të detyruara që të japin informata për fatin dhe vendndodhjen e personave që janë zhdukur në territoret që kanë qenë nën kontrollin e tyre. Familjet e kanë të drejtën e patjetërsueshme që të dinë për fatin e të dashurve të tyre të zhdukur.

Gjithashtu lexoni:

Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu thërret në takim liderët e partive politike

Muja në Vjenë, thellohet bashkëpunimi Kosovë–Austri në bujqësi

Bunker i improvizuar në veturë, Dogana sekuestron mijëra fishekë të kalibrit 9 mm

Rriten çmimet e derivateve, MINT-i publikon tarifat e reja

Rasti Lule Gjeli, Rama: Jeta Xharra nuk mund t’i përdorë më hapësirat në hotelin Grand

Kosova News 27/04/2023 27/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
90%
Tue
29 °C
Wed
32 °C
Thu
34 °C
Fri
35 °C
Sat
33 °C

Lajmet e Fundit

AUV apel fermerëve pas rasteve të lisë së dhenve dhe dhive në katër komuna
15:46 -28/07/2026
Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu thërret në takim liderët e partive politike
15:36 -28/07/2026
Sulmi në “Ibër-Lepenc”, Ademi: Ekspertiza e ADN-së është kryer në Prishtinë, në Itali janë dërguar rezultatet për interpretim
15:02 -28/07/2026
Dyshohet për varrezë masive në Zubin Potok
14:27 -28/07/2026
Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës
13:50 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?