Forcat ruse goditën qytetin juglindor të Ukrainës Zaporizhzhia 17 herë në vetëm një orë herët të premten, sipas një zyrtari ukrainas.
Sirenat dhe alarmet e sulmeve ajrore shpërthyen në pjesën më të madhe të vendit.
Sekretari i Këshillit Bashkiak të Zaporizhjas, Anatolii Kurtiev, tha se qyteti ishte goditur 17 herë në një orë. Sipas tij, kjo ishte shkalla më e lartë e sulmeve që nga fillimi i pushtimit nga Rusia më 24 shkurt të vitit 2022.
“Në vetëm një orë, 17 sulme të armikut u dokumentuan në qytet – numri më i madh që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë,” tha ai, duke shtuar se informacionet për shkallën e dëmeve dhe viktimave janë duke u përditësuar.