Euro-deputeti gjerman, Reinhard Butikofer ka reaguar lidhur me intervistën e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill i cili ka thekuar se vendet perëndimore e kanë bërë të qartë se Kosova do të përballet me pasoja për shkak të zhvillimeve në veri të vendit, duke theksuar se problemet janë me kryeministrin Albin Kurti.
E lidhur me këtë deklaratë të Hillit dhe mënyrën si i ka vlerësuar raportet me Kurtin ka reaguar politikani gjerman, Butikofer, i cili madje e quan çmenduri deklaratën e ambasadorit amerikan.
“Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, duke komentuar konfliktin e vështirë Serbi-Kosovë, e quan presidentin e Serbisë Vuçiç një ‘partner të mirë’ ndërsa pyet nëse SHBA ‘mund ta konsiderojnë ende’ kryeministrin e Kosovës Kurti ‘një partner’. Thjesht çmenduri!.”, shkruan Butikofer.
U.S. Ambassador to Serbia, Christopher Hill, commenting on difficult Serbia-Kosovo conflict, calls Serbia's President Vučič a "good partner" while questioning, whether the U.S. "can still consider" Kosovo's Prime Minister Kurti "a partner". Just crazy! https://t.co/UnfN3H5aAu
— Reinhard Bütikofer (@bueti) June 8, 2023

Hezitimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për ta goditur Serbinë pas tensioneve të fundit në veri vjen për shkak të tentativës që atë ta shkëpusin përfundimisht nga ndikimi rus e kinez, kanë thënë edhe analistë amerikanë.
Sipas ekspertëve për Ballkanin, Daniel Serwer e David Philips, karotat e Perëndimit për Serbinë nuk janë duke funksionuar, teksa e cilësojnë të padrejtë presionin që po i bëhet vetëm Kosovës për situatën në veri
LEXO më shumë:


