Përparim Rama është betuar sot si Kryetari i Prishtinës.
Rama që nga sot mori edhe mandatin e ri në krye të kryeqytetit, transmeton lajmi.net.
Rama është betuar se do të punojë ndershëm si Kryetar.
“Na priftë e mbara së bashku. Bazuar në nenin 57-të të Ligjit për Qeverisje lokale me rastin e zgjedhjes kryetar i Komunës, bëj betimin para anëtarëve të komunës. Unë Përparim Rama betohem se do t’i kryeje detyrat dhe do t’i ushtrojë kompetencat si kryetar i Prishtinës me nder, besnikëri, në mënyrë të paanshme me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin në mënyrë që të sigurojë kushte për një jetë të qetë për të gjithë”, u betua Rama.



