KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeziu: Ka shumë propagandë nga Serbia, nëse dikush ka informacione për përshkallëzim duhet t’i ndajë me institucionet e sigurisë
Politikë

Kryeziu: Ka shumë propagandë nga Serbia, nëse dikush ka informacione për përshkallëzim duhet t’i ndajë me institucionet e sigurisë

Kosova News
Kosova News 20:49 -02/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha se BQK është institucion i pavarur i Kosovës, dhe nuk munden politikanët t’i mbivendosen institucioneve të pavarura të shtetit, sepse kështu e humbim karakterin e republikës demokratike për vendin tonë të pavarur.

“Kushtetutshmëria, ligjshmëria, dhe vendimmarrja e institucioneve të pavarura nuk mund të negociohen nga politikanët. Qeveria e Republikës sё Kosovës është e përkushtuar qё periudhat eventuale tranzitore tё sigurojnё qё qytetarёt tё adaptohen sa mё shpejtё, sa mё lehtё dhe pa dëmtime”, tha ai për RTKlive.

Sipas tij, mekanizmat e qeverisё qё kanё pёr obligim zbatimin nё praktikё tё kёsaj rregulloreje do tё fokusohen që nё kёtё fazё tё investojnё mё shumё nё informim dhe edukim tё bizneseve dhe qytetarёve e jo nё masa ndёshkuese.

“Banka Qendrore tashmë ka rritur intensitetin e informimit në lidhje me pikat kryesore të rregullores. Në të njëjtën kohë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ёshtё pёrkujdesur qё Agjensioni pёr Regjistrimin e Bizneseve tё fillojё operimin edhe nё katёr komuna në veri të Kosovës, nё mёnyrё qё bizneset tё mund tё regjistrohen e fiskalizohen”, tha ai,

Duke shtuar se në katër komunat në veri janë katër degë të bankave dhe janë 15 institucione financiare jobankare ku do të mund të dërgohen dërgesat e pagesat dhe ku do të mund të merren të gjitha ato në euro.

“Ndërkohë, bankat komerciale qё operojnё nё Kosovё kanë dhe janё udhёzuar tё hapin degё tё reja nё katër komunat veriore tё vendit dhe po ashtu Banka Qendrore i detyron tё njëjtat qё tё ofrojnё xhirollogari bankare bazike e tё cilat nuk bartin asnjё kosto pёr poseduesit e tyre”, theksoi ai.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha se qytetarët tanë serbë janë shumë më të integruar dhe më të gatshëm që të integrohen dhe më tej në sistemin tonë bankar se që ekziston përshtypja.

“Janë gati 27 mijë pensionistë nga komuniteti serb që pranojnë transfere mujore në xhirollogaritë e tyre bankare. Një dëshmi tjetër është edhe fakti që me fillimin e shtesave për lehona dhe fëmijë nga viti 2021, janë mbi 5 mijë qytetarë nga komuniteti serb në Kosovë që kanë përfituar nga këto shtesa e të cilat i kanë pranuar ose vazhdojnë t’i pranojnë çdo muaj”, deklaroi ai.

Në takimet dhe komunikimet me partnerët, Kryeziu bëri me dije se i kanë diskutuar të gjitha shqetësimet e tyre.

“Ka shumë propagandë që vjen nga Serbia e që nuk bazohet në fakte por vetëm në nxitje të frikës. Jemi të interesuar dhe të angazhuar që gjithçka të shkojë mirë, qetë dhe në siguri. Çdo problem i imagjinuar apo real do ta adresojmë me shpejtësi. Do të mbajmë komunikim të rregullt me partnerë tanë. Do të ketë komunikim të vazhdueshëm me qytetarët nga radhët e komunitetet jo shumicë serb. Nëse dikush ka informacione apo ndonjë indikacion për përshkallëzim duhet që t’i ndajë me institucionet e sigurisë. Por paraprakisht shtrohet pyetja se kush do ta përshkallëzonte situatën?”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

Kosova News 02/02/2024 02/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?