KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përmbyllet me sukses modernizimi i njësisë prodhuese B2 të Termocentralit “Kosova B”
Ekonomi

Përmbyllet me sukses modernizimi i njësisë prodhuese B2 të Termocentralit “Kosova B”

Kosova News
Kosova News 14:38 -08/10/2025
Shpërndaje
8.10.2025 – ZKM (19)
8.10.2025 – ZKM (5)
8.10.2025 – ZKM (25)
8.10.2025 – ZKM (22)
8.10.2025 – ZKM (14)
8.10.2025 – ZKM (15)
8.10.2025 – ZKM (18)
8.10.2025 – ZKM (21)
8.10.2025 – ZKM (7)
8.10.2025 – ZKM (17)
8.10.2025 – ZKM (24)
8.10.2025 – ZKM (9)
8.10.2025 – ZKM (1) (1)
8.10.2025 – ZKM (2)
8.10.2025 – ZKM (10)
8.10.2025 – ZKM (13)
8.10.2025 – ZKM (11)
8.10.2025 – ZKM (16)
8.10.2025 – ZKM (6)
8.10.2025 – ZKM (20)
8.10.2025 – ZKM (12)
8.10.2025 – ZKM (4)
8.10.2025 – ZKM (23)
8.10.2025 – ZKM (3)
8.10.2025 – ZKM (8)
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministra në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, të shoqëruar nga Ushtruesi i Detyrës së Kryeshefit të KEK-ut, Gramos Hashani, Kryetari i Bordit të KEK-ut, Valdrin Krasniqi dhe anëtarë tjerë të bordit, vizituan sot Termocentralin “Kosova B”, me rastin e përmbylljes me sukses të punimeve dhe projektit për modernizimin e njësisë prodhuese B2, një prej projekteve më të rëndësishme të Korporatës Energjetike të Kosovës që nga ndërtimi i këtij termocentrali, që garanton stabilitetin afatgjatë të furnizimit me energji elektrike për gjithë vendin.

“Ky është një sukses i madh i ekipit të KEK-ut, i mbështetur nga qeveria dhe partnerët teknikë, që sot po kurorëzohet me rezultate të prekshme e të dukshme”, u shpreh kryeministri.

Ky projekt paraqet një ndërhyrje të thellë teknike dhe inxhinierike, që ka transformuar njësinë e prodhimit në një sistem shumë më efikas, më të qëndrueshëm dhe më të sigurt. Si rezultat:

•          Kapaciteti prodhues është rritur për rreth 35 MW, pa asnjë ndryshim në parametrat bazë të funksionimit.

- Reklamë -

•          Eficienca e sistemit është rritur ndjeshëm, falë teknologjisë së re dhe modernizimit të turbinës, që tash garanton prodhim më të madh me më pak konsum energjie të brendshme.

•          Konsumi i thëngjillit është ulur nga 1.3 ton në 1.15 ton për MW, duke dëshmuar përmirësim të dukshëm në procesin e konvertimit të energjisë.

•          Për të njëjtën sasi të MW të prodhuar, ka ndotje më të ulët, falë përdorimit më efikas të lëndës djegëse.

•          Jetëgjatësia e njësisë është shtuar për rreth 20 vjet, ndërsa cikli i mirëmbajtjes së pajisjeve të reja është shtyrë nga 6 në 9 vjet, një përmirësim që do të kursejë miliona euro në mirëmbajtje dhe do të garantojë stabilitet më të madh afatgjatë.

Ky Remonti Kapital ka përfshirë:

•          Modernizimin e turbinës – që përbën zemrën e sistemit të prodhimit.

•          Ndërrimin e zbarave të gjeneratorit elektrik, për rritje të stabilitetit të tensionit dhe efikasitetit.

•          Riparimin e ndërprerësit elektrik, që siguron mbrojtje maksimale të rrjetit.

•          Ndërrimin e ekonomajzerit, për përmirësim të procesit të ngrohjes së avullit.

•          Riparimin e kanalit të gazrave, për optimizim të qarkullimit dhe mbajtjen e parametrave të punës.

•          Ndërrimin e mbi 4 mijë gypave në kondenzator, për efikasitet më të lartë termik.

•          Ndërrimin e pjesshëm të vareseve, që rrisin sigurinë strukturore dhe qëndrueshmërinë e sistemit.

Kryeministri Kurti falënderoi KEK-un, punëtorët, menaxhmentin, Bordin dhe Ministrinë e Ekonomisë, që tash te Njësia B2, kapaciteti prodhues ka kaluar shifrën 300 – duke arritur kështu kapacitetin e njësisë B2 në 318 megavat, dhe bashkë me 277 megavatën e B1-it, i afrohemi gjenerimit të gjithmbarshëm prej 600 megavat. Ai po ashtu u shpreh i gëzuar me njoftimin nga ushtruesi i detyrës së Kryeshefit, që sot jemi duke eksportuar energji elektrike, meqë konsumin vendor e mbulon KEK-u me gjenerim.

Duke folur për rëndësinë e këtyre investimeve në Bllokun 2 të termocentralit, ministrja Rizvanolli njoftoi se investime të ngjashme do të bëhen edhe në Bllokun 1 gjatë vitit të ardhshëm, ku gjithashtu atje do të vendosen edhe filterët. Ajo i falënderoi punëtorët e KEK-ut, menaxhmentin, kontraktorët dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë projekt, duke nisur nga negociimi i tij që është bërë gjatë periudhës 2022/23 deri te realizimi.

Gjithashtu lexoni:

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës

Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjistruar

Kosova News 08/10/2025 08/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë
14:55 -06/06/2026
Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro
13:57 -06/06/2026
KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!
13:20 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?