Katër persona janë arrestuar në Deçan pasi dyshohet se janë përleshur mes vete për shkak të një aksidenti në trafik.
Siç ka njoftuar Policia, të katër të arrestuarit kanë pësuar lëndime trupore në rrahjen që ndodhi pasditen e së martës.
Të dyshuarit, pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas një zënke rreth një aksidenti në trafik janë përfshirë në rrahje dhe si pasojë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.


