KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përkujtohet 26 vjetori i Masakrës së Burimit në komunën e Malishevës
Lajme

Përkujtohet 26 vjetori i Masakrës së Burimit në komunën e Malishevës

Kosova News
Kosova News 15:24 -31/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot u përkujtua 26-vjetori i “Masakrës së Burimit”, ku u vranë 42 qytetarë të pafajshëm në vendin e quajtur “Vrella e Mëhillit” në Burim të Malishevës. Viktimat ishin kryesisht banorë të fshatrave Dragobil dhe Astrazup, si dhe katër qytetarë nga Komuna e Suharekës. Kjo masakër mbetet ndër aktet më të rënda të kryera nga ushtria dhe policia serbe në Komunën e Malishevës gjatë luftës së fundit.

Në nderim të martirëve, sot u mbajtën homazhe dhe u bënë nderime në varrezat e të rënëve në Dragobil dhe në vendin e ngjarjes në Burim.

Përveç familjarëve, në këtë ceremoni morën pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, së bashku me kabinetin qeveritar të komunës, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Argjend Thaçi, komandanti i stacionit policor, Nazmi Zogaj, kryetari i Bashkësisë Islame në Malishevë, Sead Paçarizi, si dhe shumë qytetarë

“Dëshmorët dhe martirët e rënë në luftë janë drita e pavdekshme që ndriçon rrugën e lirisë. Kujtimi i tyre mbetet i gjallë në zemrat tona dhe në historinë e kombit, liri e cila është fituar me gjakun e tyre”, tha nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, gjatë homazheve.

Më 31 mars 1999, në Burim, tek vendi i quajtur “Vrella e Mëhillit” dhe përreth, forcat serbe ekzekutuan, masakruan dhe dogjën 42 qytetarë të pafajshëm. Kjo masakër është një nga krimet më të mëdha të regjistruara në këtë periudhë në Komunën e Malishevës.

Gjithashtu lexoni:

Sekretari i KE-së tregon kriteret që duhet t’i përmbushë Kosova për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare

OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Gjykata Speciale nuk po sjell drejtësi, është një gjyq i montuar

Rama: Ekipet kanë punuar 24 orë gjatë vikendit për heqjen e mbeturinave

Kthehet në rigjykim rasti në të cilin babë e bir ishin dënuar me 36 vjet burgim për vrasjen në Rahovec

Kjo është 19 vjeçarja që humbi jetën sot në vetaksident në Prizren

Kosova News 31/03/2025 31/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Arsenali mposht Newcastlen
19:35 -18/05/2025
Sekretari i KE-së tregon kriteret që duhet t’i përmbushë Kosova për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare
19:01 -18/05/2025
Maybach në një edicion sportiv elitar, prezantohet SL 680 Monogram
18:52 -18/05/2025
OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Gjykata Speciale nuk po sjell drejtësi, është një gjyq i montuar
18:18 -18/05/2025
Rama: Ekipet kanë punuar 24 orë gjatë vikendit për heqjen e mbeturinave
18:16 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?