Përgjaket kjo e hënë!
Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, me dy të vdekur dhe një të lënduar.
Mediat nga Shqipëria raportojnë se kjo ngjarje me fatalitet ka ndodhur rreth orës 05:10 te ‘Kryqëzimi i Kallmetit’.
Mësohet se një makinë është përplasur me një traktor.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë dhe identiteti i viktimave.
Policia po punon për shkaqet e këtij aksidenti.



