KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përfundon vizita e prindërve të ish-presidentit Thaçi në Hagë
Lajme

Përfundon vizita e prindërve të ish-presidentit Thaçi në Hagë

Kosova News
Kosova News 17:37 -19/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka përfunduar vizita e prindërve të ish-presidentit Thaçi në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Babai dhe nëna e Thaçit ishin sot për vizitë tek ai, pas dy vitesh kur e kishin takuar për herë të parë që nga dorëheqja dhe dërgimi i tij në Hagë.

Pas daljes nga Njësia e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara, babai i ish-presidentit Thaçi u shpreh i lumtur që e pa sërish djalin e tij.

“Jemi të lumtur që na u dha rasti me ardh, me pa djalin tonë, Hashimin. Na ka marrë malli për të. Na merr malli, se jemi mësu me pa shpesh. Na mungon djali. Na mungojnë krejt  shokët e tij. I mungojnë venit, Kosovës. Pa marrë parasysh që u kanë i nxanun me punë të shtetit, Hashimi gjithë ka gjetë kohë edhe ka ardh me na pa në Brojë. Se na pleq, i kemi ba do vjet, mezi po himë e po dalim në kamë tona. Ishalla nuk shkon gat e kthehen tanë, jo veç djali jonë, po krejt këta shokët këtu, kthehen n’shpi të veta, qaty ku kanë punu shumë për qat Kosovë mu ba e lirë e shtet i pavarur. I presim na familja me u kthy sa ma shpejt, i pret krejt shqiptaria. Ata e kanë venin në Kosovë e jo këtu”, ka thënë babai i ish-presidentit Thaçi, Haxhi Thaçi.

Ndryshe, vizita e parë dhe e vetme e prindërve të Thaçit në Hagë ishte më 8 qershor 2022. Pas kësaj periudhe të gjatë që nuk e kishin parë djalin e tyre, Haxhi Thaçi dhe Hyra Thaçi që po i afrohen moshës 90-vjeçare, sot sërish kanë marrë rrugën nga Kosova drejt Hagës.

Nën masa të rrepta të sigurisë dhe me kufizime të shumta, Thaçi ishte lejuar në vitin e kaluar që t’i vizitonte dy prindërit e tij për disa orë në Kosovë, pas përkeqësimit të gjendjes së nënës së tij, e cila siç u pa edhe nga pamjet e sotme, me vështirësi të shumta edhe arrin të ec me këmbët e saj.

Pasnesër, më 21 maj, është një prej seancave më të rëndësishme të procesit gjyqësor në rastin ‘Thaçi dhe tjerët’, ku pritet të rishqyrtohet edhe kohëzgjatja e gjykimit dhe numri i dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Gjithashtu lexoni:

Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare doganore në Shqipëri

Mot i nxehtë dhe me diell këtë të shtunë në Kosovë

Rama: Përfshirja e Prishtinës në platforma ndërkombëtare është dëshmi e rritjes së rolit të kryeqytetit në hartën globale

Stipe Mesiq shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit

EULEX-it i zgjatet mandati deri në qershor të vitit 2027

Kosova News 19/05/2024 19/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
26° _ 21°
62%
6 km/h
Sat
21 °C
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
13:18 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?