Pas përfundimit të punimeve të samitit për Ukrainën në Tiranë, liderët pjesëmarrës janë bashkuar për të shkrepur foton familjare.
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy u vendosën në qendër të fotos, ndërsa Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u rreshtua krahë Ramës, me Aleksander Vuçiç që u vendos krahë Zelenskyyt.



