KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përfundon protesta e veteranëve, Klinaku paralajmëron protesta të tjera
Siguri

Përfundon protesta e veteranëve, Klinaku paralajmëron protesta të tjera

Kosova News
Kosova News 13:24 -06/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Protesta e veteranëve të UÇK-së para objektit të Kuvendit të Kosovës, tashmë ka përfunduar.

Ndërkaq,  para protestuesve ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, duke paralajmëruar protesta tjera, deklaroi se pushteti po dëshiron t’i heq veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale, raporton KosovaNews.

“Sot dëshmojmë se tentimet për mohimin e gjithë kontributit dhe sakrificave të luftëtarëve të UÇK-së nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës nuk do të kenë sukses. Fatkeqësisht duhet të protestojmë për mbrojtje të vlerave të asaj lufte që na solli deri këtu. Neve na duhet të protestojmë sepse na mohohet lufta që e bëmë, na shkelen të drejtat që na takojnë siç çdo kund në botën demokratike. Ne kishim takim me këtë pushtet dhe ia kemi shprehur shqetësimet tonat për ndryshimet që pretendon t’i bëjë pa neve që jemi kategori ligjore në momentet e fundit nga ana e Qeverisë na është sakatosur ligji. Kemi shpresën se nuk do të miratohet në Kuvend sepse iu kemi drejtuar deputetëve. Meqenëse sot në ora 11:00 mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës dhe si pikë e parë e rendit të ditës është miratimit i Projektligjit për ndryshimin e ligjeve me anë të të cilit ky pushtet po do që t’i heq veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale u vendos që të kundërshtohet kjo, u vendos që të protestohet kundër diskriminimit që po u bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve. Deputetët e zgjedhur të popullit duhet tu shërbejnë interesave të atyre që i sollën në ulëset Kuvendit e nuk duhet t’i shërbejnë interesave të politikës ditore”, theksoi ai.

Klinika ka paralajmëruar protesta deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Jemi injoruar nga institucionet e vendit dhe u detyruam që kërkesat dhe pakënaqësitë tona t’i shprehim në rrugë përmes protestave do të vazhdojmë me protesta deri në realizimin e kërkesave tona. Rroftë UÇK-ja”, u shpreh ai.

E protestuesit ende po vazhdojnë të qëndrojnë në oborrin e Kuvendit të Kosovës duke tentuar të futen brenda në objektin e Kuvendit, ndërsa ata po pengohet nga Njësia Speciale e Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Sot mblidhet qeveria në detyrë, ky është rendi i ditës

Përpjekje e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Rasti i vdekjes në Lipjan, mbahet seanca dëgjimore ndaj policëve

Basha: Nuk na nevojitet marrëveshje për një të drejtë kushtetuese

Hekuran Murati: Përparim, gënjeve që Qeveria të ka bllokuar buxhetin, të demantova me fakte dhe argumente

Kosova News 06/06/2022 06/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
clear sky
22° _ 22°
68%
1 km/h
Wed
20 °C
Thu
24 °C
Fri
27 °C
Sat
32 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Komuna e Gjilanit mbështet 50 bletarë të rinj me 150 koshere bletësh
09:50 -09/07/2025
Miftaraj: Në bazë të informatave që kemi, autopsia ka përcaktuar se Zejnullahu u ngulfat nga policia
09:39 -09/07/2025
Hyseni: Është rritur numri i mjekëve dhe infermierëve në Gjilan
09:22 -09/07/2025
Sot mblidhet qeveria në detyrë, ky është rendi i ditës
08:36 -09/07/2025
Përpjekje e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
08:34 -09/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?