Ka përfunduar protesta e thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Femnist, YIHR KS, CEL, QIKA, QIPS dhe QKSGj kundër dhunës ndaj vajzave.
Protesta nisi para ndërtesës së Qevrisë së Kosovës dhe më pas u zhvendos pranë Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ku u kërkua shkarkimi kryeprokurorit, Kujtim Munishi, njofton KosovaNews.
Kujtojmë se kjo është protesta e dytë e thirrur nga KMVF pas rastit të dhunimit të një vajze 11 vjeçare nga pesë persona në Prishtinë.
Protesta përfundoi sot për të vazhduar një ditë tjetër.


