Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është përmbyllur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në pesë qendra komunale të numërimit.
Qendrat komunale të numërimit të cilat kanë përfunduar këto aktivitete janë: Juniku, Shtërpca, Hani i Elezit, Parteshi, Mamusha.
Sipas njoftimit procesi i numërimit dhe verifikimit është duke vazhduar në 32 QKN-të tjera: Deçan, Dragash, Ferizaj, Fushë-Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Gllogoc, Graçanicë, Istog, Kaçanik, Kamenicë, Klinë, Kllokot, Leposaviq, Lipjan, Malishevë, Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e Veriut, Novobërdë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Ranillug, Skenderaj, Suharekë, Viti, Zubin-Potok, Zveçan


