Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së PDK-së dhe deputetët e zgjedhur të kësaj partie kanë deklaruar se qëndrimet e tyre nuk kanë ndryshuar, ndërsa vendimet e marra në mbledhje do të bëhen të ditura përmes një komunikate.
Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Mërgim Lushtaku pas mbledhjes së kryesisë së PDK-së tha se nuk do ta votojnë kryeparlamentarin nesër në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Lushtaku tha se qëndrimi i PDK-së mbetet i njëjtë duke theksuar se nuk do ta votojnë nesër në seancë.
“Si parti i organizuam të gjitha rrethanat politike dhe sigurisht që qëndrimi mbetet i njëjtë dhe presim deri nesër cilat do të jenë zhvillimet e mëtutjeshme…jo absolutisht jo”, tha Lushtaku.
Lexo po ashtuInaugurohet sheshi “Erhard Busek” në PrishtinëNjë takim mes nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, dhe anëtarit të Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, është zhvilluar një ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, raporton KosovaPress.