KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përfundon aksioni i policisë në Dragodan, i cili u zhvillua kundër grabitësve të arit në Suharekë
Siguri

Përfundon aksioni i policisë në Dragodan, i cili u zhvillua kundër grabitësve të arit në Suharekë

Kosova News
Kosova News 19:31 -30/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka zhvilluar aksione sot për kapjen e të dyshuarve për vjedhjen e arit më datën 22 nëntor në një argjendari në Suharekë. Aksioni që nisi para disa orësh në lagjen Dragodan në Prishtinë tashmë ka përfunduar.

Policia ka njoftuar se pas hetimeve intensive dhe mbledhjes së dëshmive, sot në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Carralevë është realizuar operacioni policor i cili ka përfshirë kontrollin në shtatë lokacione të ndryshme, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.

“Gjatë zhvillimit të operacionit policor, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre, me ç’rast është plagosur një zyrtar policor. Zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar. Deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona, një i neutralizuar dhe një tjetër ende gjendet në kërkim policor”, ka njoftuar policia gjatë ditës së sotme.

Policia tha se personat e dyshuar kanë të kaluar kriminale me dyshimet e bazuara për përfshirje në vepra penale si: vrasje, grabitje, vjedhje e rëndë, sulm, kanosje, lëndim trupor, detyrim, armëmbajtje pa leje etj.

Lidhur me grabitjen e 22 nëntorit në një argjendari në Suharekë, është arrestuar edhe pronari argjendarisë “Buraku” në Prishtinë. Aksioni është kryer nga katër zyrtarë policorë, të cilët kanë larguar klientët që ndodheshin në lokal, dhe pastaj kanë arrestuar pronarin. Më pas është mbyllur argjendaria.

Gjithashtu lexoni:

I përkeqësohet gjendja derisa ishte duke punuar, vdes një person në Gjakovë

Kurti: Siguria nacionale e Republikës së Kosovës është përmirësuar shumë sepse është shtrirë çdokund e gjithandej territorit

Valon Prebreza, kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës

Ndahet nga jeta në një aksident i riu nga Pozherani

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë

Kosova News 30/11/2023 30/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Hykmete Bajrami akuzon Kurtin dhe partinë e tij për përfshirje në “mafinë energjetike” dhe kapje të shtetit
19:10 -08/06/2025
I përkeqësohet gjendja derisa ishte duke punuar, vdes një person në Gjakovë
18:39 -08/06/2025
Kurti: Siguria nacionale e Republikës së Kosovës është përmirësuar shumë sepse është shtrirë çdokund e gjithandej territorit
18:33 -08/06/2025
Valon Prebreza, kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës
18:29 -08/06/2025
Spanja me rregulla të reja për turistët
18:05 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?