Përfundoi seanca dëgjimore në Lipjan e pesë policëve të arrestuar, të cilët janë të përfshirë në rastin e vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në këtë qytet
Mediat janë në pritje të informacioneve për ecurinë e kësaj seance dëgjimore.
Policët e dyshuar janë: Ibrahim Nela, rreshter në Stacionin Policor në Lipjan, Artidon Konxheli
zyrtar në Stacionin Policor në Lipjan, Liridon Rrahmani, zyrtar në Stacionin Policor në Lipjan, Albian Ratkoceri, zyrtar në Stacionin Policor në Lipjan dhe Endrit Beqiri, zyrtar në Stacionin Policor në Ferizaj.
Më parë, prokurori ka kërkuar për pesë zyrtarët policorë paraburgim prej 30 ditësh.