Një depo po digjet në fshatin Miradi të Fushë-Kosovës, ka njoftuar komandanti i brigadës së zjarrfikësve të Prishtinës, Mal Gashi.
Gashi ka thënë se ekipet e zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes.
“Është raportuar për një zjarr në një depo në Miradi. Ekipet janë në vendin e ngjarjes”, tha Gashi.


