KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përfaqësuesit e biznesit kërkojnë nga Qeveria e Kosovës përkrahje të pakushtëzuar për punëtorët e sektorit privat
EkonomiPolitikë

Përfaqësuesit e biznesit kërkojnë nga Qeveria e Kosovës përkrahje të pakushtëzuar për punëtorët e sektorit privat

Kosova News
Kosova News 10:23 -06/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Duke vlerësuar situatën e rënduar të bizneseve si pasojë e pandemisë COVID-19, luftës në Ukrainë, rritjes enorme të çmimeve të produkteve, naftës e gazit, Dhoma e Tregtisë kërkon nga Qeveria e Kosovës përkrahje direkte dhe pakushtëzime për punëtorët dhe sektorin privat.

Sipas DTIK-së, janë mbi 250 mijë punëtorë të punësuar në sektorin privat u është rënduar gjendja për shkak situatës ekonomike të krijuar në vend.

“Rikujtojmë se janë mbi 250 mijë punëtorë të punësuar në sektorin privat të cilët mbajnë familje dhe jeta i’u është rënduar për shkak të gjendjes ekonomike të krijuar në vend, e të cilët mund të mos përfitojnë nga pako e re e masave e paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës pasi që e vetmja pikë e paraparë për këtë kategori, në kuadër të kësaj pako është kushtëzimi prej 50 për qind të rritjes së pagës deri në 100 euro për tre muajt e pare, ku realizimi i së njëjës do të jetë shumë i vështirë për një pjesë të madhe të bizneseve”, thuhet në reagimin e DTIK-së.

Ata theksojnë se kjo rritje do të jetë e vështirë për shumicën e bizneseve.

“Punëdhënësit e sektorit privat e që janë shumicë, do ta kenë shumë vështirë të bëjnë ngritjen e pagave për punëtorët e tyre, për shkak se të njëjtit kanë probleme me inkasim të mjeteve dhe sigurimin e qëndrueshmërisë financiare për bizneset e tyre, në mënyrë që të njëjtat të mos falimentojnë”, thekson kjo odë.

Në fund, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon që Qeveria e Kosovës të marrë në konsideratë gjendjen e rënduar financiare të bizneseve në vend dhe të mos kushtëzoj punëtorët e sektorit privat, ashtu siç nuk ka kushtëzuar punëtorët e sektorit publik dhe të njëjtit të përfitojnë në mënyrë të barabartë nga shteti.

Gjithashtu lexoni:

Prebreza liron nga detyra drejtorin që u arrestua për dyshime me dallavere

Dragashi përfiton mbi 1.8 milion euro për banim social, parashihen 42 njësi banimi

Rrustemi: Vetëvendosje dëshiron t’i shmangë zgjedhjet

Kurti: Aleanca dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara është i veçantë dhe i palëkundur 

Kurti takon ambasadoren e re të Zvicrës, Cattin Hennin

TAGGED: punëtorët e sektorit privat, Qeveria e Kosovës
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?