Austriaku që për 24 vjet e përdhunoi të bijën, me të cilën ka edhe shtatë fëmijë, pritet të vendoset në një burg të zakonshëm pas mbajtjes në psikiatri.
Josef Fritzl, 88-vjeçar, do të marrë pjesë në seanca të psikoterapisë dhe do të ketë vlerësime psikiatrike në 10 vjetët e ardhshëm.
Një kërkesë për lirimin e tij nga burgu është refuzuar.
Krimet e tij u zbuluan gjatë vitit 2008 dhe një vit më vonë u dënua me burgim të përjetshëm për incest, përdhunim, skllavëri, burgosje të rrejshme dhe vrasje të njërit prej fëmijëve të tij.
Fritzl i njohur edhe si “përbindëshi i Amstetten”, në vitin 1984 kishte mbyllur vajzën 18-vjeçare në bodrumin e shtëpisë së tij.
Për 24 vjet, ai e kishte përdhunuar të bijën.
Bashkëshortja e tij, e cila kishte jetuar në katin e dytë të shtëpisë me pjesën tjetër të familjes, nuk ishte në dijeni për rastin, kanë deklaruar autoritetet austriake.


