KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përballë ndryshimeve globale, Kosova “t’i rimendojë aleancat”
Politikë

Përballë ndryshimeve globale, Kosova “t’i rimendojë aleancat”

KosovaNewss
KosovaNewss 09:19 -09/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndërsa dallimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës rriten, Kosova, po ashtu, përballet me një moment përcaktues: Ku të kërkojë mbështetje? Me sfidat që e presin – nga dialogu me Serbinë deri tek anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare – ekspertët i sugjerojnë t’i forcojë lidhjet me BE-në dhe me aleatë përtej Perëndimit.

Në katër javët e fundit, SHBA-ja i çoi mesazh Evropës që të mos llogarisë përgjithmonë në mbrojtjen prej saj, evropianët folën për nevojën e “pavarësisë” në siguri dhe shprehën shqetësim për të ardhmen e NATO-s, në Zyrën Ovale kishte përplasje diplomatike mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky, Uashingtoni ia ndali ndihmën ushtarake Kievit dhe pezulloi ndarjen e informacioneve të inteligjencës me të…

Në Kosovë, për gati katër javë, u numëruan vota – votat që u dhanë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Procesi i numërimit të tyre nisi atë natë dhe nuk përfundoi deri më 5 mars.

Çështja nuk është më te kjo vonesë, por te pyetja që mbetet pa përgjigje: Kush dhe kur do ta formojë qeverinë e re?

Ndërkohë që ngjarjet në botë shpalosen me shpejtësi njëra pas tjetrës, udhëheqësit politikë në Kosovë duket se kanë hyrë në pazarllëk me njëri-tjetrin për ulëset parlamentare.

Të vetmen gjë që e thonë me siguri është se për proceset kritike përpara – nga dialogu me Serbinë deri tek anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare – do të vazhdojnë të mbështeten te SHBA-ja dhe BE-ja.

“Ne jemi pjesë e Evropës kontinentale, ndërsa në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partneriteti strategjik ka qenë gjithmonë shtyllë e orientimit tonë”, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje – aktualisht në pushtet.

“Ka sfida me administratën e re amerikane – ato që shihen edhe botërisht – por ne u qëndrojmë vlerave dhe parimeve të njëjta strategjike”, shton ajo.

Enver Hoxhaj, nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila në zgjedhjet e 9 shkurtit doli e dyta, pas Vetëvendosjes, thotë se për politikën e jashtme, adresë e parë e Kosovës duhet të jenë Shtetet e Bashkuara, pastaj Brukseli, Berlini, Parisi e Roma.

“Por, ajo për çfarë ka nevojë Kosova në këtë kohë, është që ta kuptojë se rendi ndërkombëtar, i cili e ka krijuar Kosovën e pavarur, nuk ekziston më”, thotë ai.

“Është një rend i ri ndërkombëtar, ku Kosova do të duhej të gjendej në mënyrë strategjike”, vlerëson Hoxhaj.

E, nga partia e tretë më e madhe në Kosovë – Lidhja Demokratike e Kosovës – thonë se vendi duhet të luajë mençur që të mos ndikohet nga riorganizimi i diplomacisë ndërkombëtare.

“Edhe pse mund të ketë dallime në mendime e në qëndrime mes SHBA-së dhe Evropës, Kosova nuk e ka luksin që të zgjedhë mes këtyre palëve”, sipas Besian Mustafës nga kjo parti.

Në BE, nga fundi i vitit të kaluar, ka udhëheqje të re, e cila ka shprehur mbështetje për integrimin evropian të Kosovës, por ka përsëritur se ky rrugëtim i saj varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, që është ende larg.

Edhe në SHBA, nga fillimi i këtij viti, ka administratë të re me në krye presidentin Donald Trump, i cili është zotuar se do t’i zgjerojë lidhjet me Kosovën.

Megjithatë, vëzhguesit thonë se ngjarjet e javëve të fundit, kanë treguar se fokusi mund të ndryshojë me shpejtësi, ndaj edhe Kosova duhet të përshtatet me një botë, ku aleancat janë në lëvizje dhe asgjë nuk është e garantuar.

Romana Vlahutin, nga Fondi Gjerman Marshall i Shteteve të Bashkuara, thotë se pozicioni i Ballkanit Perëndimor në politikën e jashtme të SHBA-së, nuk është i sigurt. Kosova, sipas saj, duhet të fokusohet në forcimin e partneriteteve me vendet evropiane dhe me vetë BE-në.

BE-ja nga viti 2023 ka në fuqi disa masa ndëshkuese kundër Kosovës, për shkak të tensioneve në veri të saj. Nga viti 2022, blloku nuk e ka shqyrtuar as aplikimin e Kosovës për anëtarësim në të.

E pyetur se a mund të mbështetet Kosova në një BE të tillë – me 27 anëtarë të ndryshëm – Vlahutin thotë:

“Vërtet, nuk është në interesin e BE-së që të ketë ndonjë krizë të hapur në kontinentin evropian. Është absolutisht në interesin e BE-së që Ballkani Perëndimor të jetë i sigurt dhe i qëndrueshëm. Dhe në këtë kontekst, mendoj se interesat e Kosovës dhe interesat e BE-së janë të njëjta”.

Për Tefta Kelmendin nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, Kosova duhet t’i ripërpunojë marrëdhëniet e saj me BE-në dhe shtetet anëtare kyçe, të tilla si Franca.

Gjithashtu lexoni:

Hasani: Vendimi i Kushtetueses nuk është i qartë për politikën

Bedri Hamza zyrtarizon kandidaturën e Arian Tahirit për kryetar të Mitrovicës

Kurti, në Samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

Rama për Hajrulla Çekun: Nuk e duan as anëtarët e VV-së në Prishtinë

Jashari, prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it

KosovaNewss 09/03/2025 09/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
scattered clouds
30° _ 30°
39%
4 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
37 °C

Lajmet e Fundit

Interi eliminohet nga Kupa e Botës për Klube
23:18 -30/06/2025
Lladrovci: Në vitin 2021 më luftoi më së shumti Sami Lushtaku
22:48 -30/06/2025
Messi pritet të largohet nga Inter Miami
22:05 -30/06/2025
Hasani: Vendimi i Kushtetueses nuk është i qartë për politikën
21:31 -30/06/2025
ZRRE-ja nuk ndryshon qëndrim, përgatit ankesë ndaj Komerciales
21:04 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?