Banka Qendrore të Kosovës (BQK), ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin mars 2024.
Bazuar në njoftimin e BQK-së, në muajin mars 2024, dërgesat e mërgatës përmbanin një vlerë prej 112.13 milionë euro.
Ndërkaq, vlera preliminare për tre muaj arrin në 284.07 milionë euro.
Në lidhje me shkallën e përdorimit të kanaleve të dërgesave, raportohet se 64.46% e tyre u realizuan përmes institucioneve financiare jo-bankare, ndërsa bankat dhe kanalet tjera kontribuanën me 15.20% dhe 23.34% të dërgesave, përkatësisht.
Kompanitë e sigurimeve
Gjithashtu, në njoftim thuhet se asetet e kompanive të sigurimeve në muajin mars arritën në vlerën e 314.83 milionë euro në muajin mars 2024, duke treguar një rritje prej 2.11 milionë euro në krahasim me shkurtin e 2024-ës.
Fondet pensionale
Për muajin mars, asetet e fondeve pensionale, në të njëjtën kohë, arritën në vlerën e 2.87 miliardë euro, duke përfaqësuar një rritje prej 74.14 milionë euro.
Në fund të muajit mars 2024, asetet e ndërmjetësve tjerë financiar treguan një rritje prej 9.26 milionë euro dhe arritën në vlerën e 564.49 milionë eurove.
Remitancat në shkurt 2024 arritën vlerën 85.58 milionë euro.
Ndërsa, sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin mars 2024 ishin rreth 112.13 milion euro, duke arritur kështu vlerën për tre muajt e parë të vitit 2024 në 284.07 milionë euro (preliminare).
Prurjet më të mëdha edhe gjatë muajit mars kanë qenë përmes IFJB 61.46%, përmes bankave komerciale 15.20%, ndërsa, kanalet tjera 23.34%.
Për më gjerësisht publikimin mund ta gjeni në adresën në vijim: https://shorturl.at/aqzFV dhe https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/ .