KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Për pesë vjet, kosovarët shpenzuan 89 milionë euro për pajisjen me vizë Schengen
Ekonomi

Për pesë vjet, kosovarët shpenzuan 89 milionë euro për pajisjen me vizë Schengen

Kosova News
Kosova News 18:13 -07/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Dhjetë vjet pas fillimit të dialogut për viza dhe katër vjet nga zbatimi i standardeve, Kosova është ende në pritje të një regjimi pa viza me BE-në. Ka sinjale pozitive nga BE-ja për të përmbyllur procesin e shumëvonuar të liberalizimit për Kosovën. Javët në vijim janë vendimtare. Me një vendim pozitiv me datën 13 tetor 2022, në takimin e Grupit Punues për Viza të Komisionit Evropian, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hynte në rrugën formale të miratimit, i cili mund të zgjasë disa muaj.

Raporti i ri i Grupit për Ballkan Regjimi i vizave për Kosovën “a do t’i japë fund BE-ja kësaj agonie të gjatë”, jep informata të detajuara për procesin, dhe argumenton se vonesat nga ana e BE-së në procesin e liberalizimit janë tërësisht të pajustifikueshme.

Sipas këtij raporti, Kosova ka vazhduar të bëjë progres shtesë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, mjaftueshëm për të bindur shtetet anëtare skeptike.

Regjimi i vizave u ka kushtuar shumë qytetarëve dhe ekonomisë së Kosovës.

Nga viti 2016 deri në vitin 2021, ambasadat e vendeve te Schengenit i kanë pranuar 539,344 aplikime. Duke llogaritur mesataren më të vogël të mundshme, Kosovarët kanë paguar rreth 89 milionë euro për viza turistike për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së. Kjo shifër është jashtëzakonisht e lartë për një vend me GDP vjetore prej 4,986 $ për kokë banori (2021) dhe një pagë mesatare prej 484 euro (2021). Megjithatë, BE-ja dhe anëtarët e saj janë donatori më i madh për Kosovën. Vlen të theksohet se Kosova do të përfitojë 63.96 milion euro nga fondet e IPA III (2021-227).

Më tutje, regjimi i vizave ia ka pamundësuar kompanive kosovare të kenë qasje të barabartë me fqinjtë e tyre në tregjet evropiane. Marrëveshja për Stabilizim e Asocim me BE-në (2015) ka pasur efekte më të vogla për Kosovën, sesa për vendet tjera të rajonit, mu për shkak të mos lëvizjes së lirë te njerëzve. Nuk mund të ketë lëvizje të lirë të mallrave e shërbimeve (siç parashihet në MSA) pa lëvizje të lirë të njerëzve.

Gjithashtu lexoni:

OEK i kërkon pezullimin e vendimit, kundërshtohet tregu i lirë energjetik

ATK u bën thirrje këngëtarëve: Respektoni obligimet tatimore gjatë sezonës verore

ATK për katër muaj mbledhë gjithsej 390.2 milionë euro

Kurti: Investime për shkolla më të ngrohta dhe banesa më dinjitoze në Viti

Oda Ekonomike jep alarmin: Shumë biznese drejt falimentimit, pezullojeni shtrenjtimin e rrymës, shtyjeni daljen në tregun e lirë të energjisë!

TAGGED: Viza schengen
Kosova News 07/10/2022 07/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?