Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës që shkoi, ka shqiptuar 1440 gjoba, ndërsa ka hequr edhe 17 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Sipas njoftimit, për një javë janë raportuar 31 aksidente, prej tyre 14 me lëndime me 18 persona të lënduar dhe 17 me dëme materiale.
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.


