KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Për Krishtlindje, Papa Françesku dënon “situatën e dëshpëruar humanitare” në Gazë
Botë

Për Krishtlindje, Papa Françesku dënon “situatën e dëshpëruar humanitare” në Gazë

Kosova News
Kosova News 14:29 -25/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Papa Françesku shprehu keqardhje për “situatën e dëshpëruar humanitare” për palestinezët në Gazë dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e pengjeve, në mesazhin e tij të Krishtlindjes më 25 dhjetor.

“Zemra ime pikëllon për viktimat e sulmit të neveritshëm të 7 tetorit dhe përsëris apelin tim urgjent për çlirimin e atyre që ende mbahen peng”, tha 86-vjeçari, në mesazhin e tij të përvitshëm për Krishtlindje.

“Unë bëj thirrje që t’u jepet fund operacioneve ushtarake me të korrat e tyre të tmerrshme të viktimave të pafajshme civile dhe bëj thirrje për një zgjidhje të situatës së dëshpëruar humanitare duke lejuar furnizimin e ndihmave humanitare”, u tha ai mijëra besimtarëve të mbledhur në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

Papa bëri thirrje gjithashtu për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez “përmes dialogut të sinqertë dhe këmbëngulës midis palëve, të mbështetur nga vullneti i fortë politik dhe mbështetja e komunitetit ndërkombëtar”.

Në mesin e të grumbulluarve para Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan ishte një grup që mbante flamuj palestinezë.
Në mesin e të grumbulluarve para Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan ishte një grup që mbante flamuj palestinezë.

Gati tre muaj pas fillimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – situata humanitare në Rripin e Gazës është “një katastrofë” sipas Kombeve të Bashkuara, me 85 për qind të popullsisë të zhvendosur.

Lufta filloi më 7 tetor kur persona të armatosur të Hamasit depërtuan kufirin e militarizuar të Gazës dhe vranë rreth 1.140 njerëz në Izrael, kryesisht civilë, sipas një raporti të AFP-së bazuar në shifrat izraelite.

Militantët palestinezë rrëmbyen gjithashtu rreth 250 persona, 129 prej të cilëve mbeten në Gaza, sipas autoriteteve izraelite.

Duke u zotuar se do ta shkatërronte Hamasin, Izraeli filloi një bombardim dhe pushtim tokësor të Gazës, ku 20.424 njerëz janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas numrit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë e territorit të drejtuar nga Hamasi.

Izraeli kontrollon hyrjen në Gazë dhe një sasi e ndihmave ka hyrë përmes Egjiptit. Javën e kaluar, Izraeli miratoi dërgimin e ndihmave përmes vendkalimit Kerem Shalom, por sasia është e pamjaftueshme për t’i përmbushur nevojat në territorin e shkatërruar.

“Paqe për Ukrainën”

Kreu i katolikëve në fjalimin e tij foli gjithashtu për konfliktet në Siri, Liban dhe Jemen duke thënë se ai lutej “që së shpejti të arrihet stabiliteti politik dhe social”.

Papa Françesku tha gjithashtu se ai kërkon “paqe për Ukrainën”, e cila po feston Krishtlindjet më 25 dhjetor për herë të parë, duke shpërfillur datën tradicionale ortodokse të 7 janarit të kremtuar në Rusi.

“Le ta ripërtërijmë afërsinë tonë shpirtërore dhe njerëzore me njerëzit e saj të përvuajtur, në mënyrë që me mbështetjen e secilit prej nesh, ata ta ndjejnë realitetin konkret të dashurisë së Zotit”, tha ai.

Papa kërkoi gjithashtu paqe midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, të cilat kanë qenë të bllokuara në një konflikt territorial për dekada, ndërsa përmendi edhe “konfliktet që shqetësojnë rajonin e Sahelit, Bririt të Afrikës dhe Sudanit, si dhe Kamerunin, Republikën Demokratike të Kongos dhe Sudanin e Jugut”.

Ai tha se shpresonte se tensionet në gadishullin korean do të zgjidheshin “duke ndërmarrë procese të dialogut dhe pajtimit të aftë për të krijuar kushte për paqe të qëndrueshme”.

Papa argjentinas rezervoi fjalët e tij të fundit për kontinentin amerikan, duke u bërë thirrje “njerëzve të vullnetit të mirë” të “shpikin mënyra të përshtatshme për t’i zgjidhur konfliktet sociale dhe politike, për t’i luftuar format e varfërisë që cenojnë dinjitetin e njerëzve, për ta reduktuar pabarazinë dhe për ta trajtuar fenomenin shqetësues të migrimit”.

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 25/12/2023 25/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Gara shpejtësie në Prishtinë/ Policia gjobit dy shoferë me nga 500 euro dhe ua ndalon patentën për një vit
11:53 -17/07/2026
APK-ja përmbyll “Javën e agjencisë”, Haxhiu: Lufta kundër korrupsionit është betejë e përhershme
11:32 -17/07/2026
Policia kufitare e Shqipërisë shpëton 11 emigrantë në det pranë grykëderdhjes së Vjosës
11:03 -17/07/2026
Pengohen aeroplanët mbi Lipjan, Prokuroria nis hetimet
10:32 -17/07/2026
Aksion i Policisë në Skenderaj: Konfiskohen armë, thika, maskë dhe shufra metalike
09:53 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?