KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
KUVENDI
Home » ​Për gjashtë muaj të vitit 2022, deputetët e Kuvendit munguan 699 herë në seanca plenare
Politikë

​Për gjashtë muaj të vitit 2022, deputetët e Kuvendit munguan 699 herë në seanca plenare

Kosova News
Kosova News 13:18 -05/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Plot 699 herë kanë munguar deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë seancave plenare, në gjashtë muajt e parë të vitit 2022. Kjo ka bërë që 23 seanca plenare të dështojnë në mungesë kuorumi në sesionin pranveror të legjislativit, megjithëse në secilën seancë të dështuar kanë qenë rreth 90 deputetë të nënshkruar. Nga ana tjetër, legjislatura e tetë e Kuvendit, në sesionin pranveror vlerësohet se ka përqindjen më të lartë të miratimit të projektligjeve që nga legjislatura e pestë e Kuvendit.

Monitoruesja e punës së legjislativit, Agnesa Haxhiu, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), fajtore për mungesën e kuorumit e la shumicën parlamentare, pasi sipas saj në shumë prej seancave nuk ka arritur të sigurojë numrin e nevojshëm të deputetëve.

Haxhiu: Në shumë prej seancave, shumica parlamentare nuk ka arritur të sigurojë numrin e nevojshëm të deputetëve

“Mungesa e kuorumit në punimet plenare gjatë kësaj periudhe kohore ka qenë shumë e shpeshtë, kryesisht për ligjet bazike që kërkojnë shumicë të thjeshtë të votave, pavarësisht që kjo legjislaturë ka një shumicë të konsoliduar në numra. Në shumë prej seancave, shumica parlamentare nuk ka arritur të sigurojë numrin e nevojshëm të deputetëve për të shtyrë përpara iniciativat e saj, duke shkaktuar zvarritjen e tyre… Mirëpo, duke marrë parasysh që barrën kryesore për mbarëvajtjen e punimeve dhe përmbushjen e agjendës e ka shumica parlamentare, përkundër një shumice të konsoliduar në numra, megjithatë duket se kjo vlerë numerike nuk po reflekton edhe në fuqinë politike për të marrë vendime të rëndësishme në Kuvendin e Kosovës”, tha ajo.

Në konferencë për medie të martën, Haxhiu tha se në Kuvend po vazhdon avazi i vjetër, ku deputetët nënshkruhen në listat e pjesëmarrjes, por nuk qëndrojnë gjatë tërë ditës në seanca plenare.

Haxhiu: Për gjashtë muaj deputetët kanë munguar plot 699 herë në Kuvend

“Nga numri i përgjithshëm i seancave të mbajtura për periudhën raportuese, gjithsej 23 seanca kanë dështuar në mungesë të kuorumit prej 61 deputetëve prezent për të vazhduar me procesin e votimit. Në 15 nga këto 23 seanca të dështuara në mungesë të kuorumit, në rend dite ka qenë shqyrtimi i projektligjeve, gjë që ka ndikuar në zvarritjen e shqyrtimit të tyre. Karakteristikë e kësaj periudhe të punës së Kuvendit është mungesa e theksuar e pjesëmarrjes së rregullte në punimet plenare nga ana e deputetëve. Sipas të dhënave të siguruara nga Kuvendi, deri në fund të muajit qershor, deputetët kanë munguar plot 699 herë. Nëse kalkulohet mesatarja e mungesave të deputetëve për secilën seancë, i bie që mesatarisht kanë munguar deri në 16 deputetë”, shtoi Haxhiu.

Megjithatë, ajo tha se në gjashtë muajt e parë të vitit 2022 janë miratuar 43 projektligje, që sipas saj është numri më i madh i projektligjeve të miratuara në sesionin pranveror që nga legjislatura e pestë.

Haxhiu: Në këtë sesion është numri më i madh i projektligjeve të miratuara që nga legjislatura e pestë

“Sa i përket agjendës legjislative, numri i projektligjeve në procedurë në Kuvend për këto gjashtë muajt e parë të këtij viti është 108, prej të cilave deri tani janë miratuar 43 apo shprehur në përqindje 39% e atyre qe janë në procedurë… Është e rëndësishme të theksohet fakti se përkundër këtyre, këtë sesion, ndonëse që s’ka përfunduar ende është numri më i madh i projektligjeve të miratuara në sesion pranveror që nga legjislatura e pestë e tutje”, deklaroi ajo.

Krahas këtyre, monitoruesja e Kuvendit, tha se edhe opozita ka treguar rol konstruktiv në Kuvend.

Haxhiu: Opozita ka treguar një rol konstruktiv

“Në anën tjetër opozita ka treguar një rol konstruktiv duke marrë pjesë në votimin e çështjeve që kërkojnë 2/3 e votave siç është rasti i marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat shumica parlamentare nuk mund t’i kalojë e vetme. Edhe pse, në disa raste, opozita e ka kushtëzuar votën e saj për votimin e marrëveshjeve të caktuara, në këmbim të plotësimit të kërkesave të tyre siç ishte rasti me formimin e komisionit hetimor për energjinë”, shtoi ajo.

Ndërsa, tha se ende po vazhdon saga e miratimit të rregullores së re të Kuvendit, megjithëse ka konsensus politik për miratimin e ti

Gjithashtu lexoni:

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

Osmani me ambasadorin britanik, flasin për krijimin e institucioneve

Abdixhiku: Askush nuk e ka shumicën, ose të ulemi të flasim, ose të vazhdojmë këtë cirk

Osmani priti në takim ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk

Gërvalla beson se ka njerëz në LDK që do ta shtyjnë Abdixhikun të ndërrojë qëndrim ndaj VV-së

TAGGED: Kuvendi i Kosovës
Kosova News 05/07/2022 05/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?