KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pensioni, shqetësimi më i madh i minatorëve karshi kushteve të vështira
Ekonomi

Pensioni, shqetësimi më i madh i minatorëve karshi kushteve të vështira

Kosova News
Kosova News 10:33 -10/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Minatorët e Minierës së Trepçës po kërkojnë që t’iu njihet kontributi i tyre i punës pas vitit 1989 e deri kur filloi lufta në Kosovë në mënyrë që të marrin pension të plotë e jo vetëm të pleqërisë.

Kështu ka thënë të enjten anëtari i Kryesisë së Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Gani Osmani, në emisionin “SOT” të KTV-së.

Osmani ka thënë se për këtë kërkesë kanë bërë kërkesë te çdo qeveri, por siç thotë ai, s’ka pasur ndonjë rezultat.

Ai theksoi grevën e vitit 1989 e cila u shndërrua në rezistencë gjithë popullore demokratike e paqësore, kundër presioneve të Serbisë për ta ripushtuar Kosovën.

“Shqetësimi më i madh që ekziston është kjo. Minatorët që dalin në pension, nuk i njihet kontributi pas vitit ’89 dhe marrin vetëm pension të pleqërisë. Sa e rëndë për dikë që nga një pagë 700 euro të bie në 70-80 euro. Kemi menduar se qeveritë kanë me mendu për ne, kanë me na dhanë një pension të dinjitetshëm. Por ka ndodh e kundërta”, ka thënë ai.

Osmani gjithashtu bëri të ditur se kanë bërë kërkesë te Qeveria të marrin 50 euro shtesa sikurse sektori publik, mirëpo deri tani s’kanë ndonjë përgjigje.

Ish-kryetari i kësaj Sindikate tregoi edhe për kushtet e vështira në të cilat punojnë minatorët. Përmendi vdekjen e mbi 50 minatorëve nga sëmundjet profesionale dhe kushtet e këqija pa e mbërritur moshën e pleqërisë.

“Miniera e Trepçës i ka diku 750 punëtorë. Kushtet janë jashtëzakonisht të vështira. Vetë puna e tregon. Kemi aq kushte të vështira, saqë nga viti 2000, prej sëmundjeve profesionale dhe kushteve të këqija kanë vdekur 50 minatorë pa e arritur moshën e pleqërisë. Atje punohet në temperatura të larta, në lagështi të ajrit, pluhur e të tjera. Kushtet më të këqija që ekzistojnë diku janë minierat. Kjo s’ndodh në vendet në zhvillim”, shtoi ai.

Ai është i zhgënjyer me atë se si janë trajtuar minatorët nga çdo qeveri që ka udhëhequr vendin.

“Jemi duke punuar me makineri të vjetra e minatorët po plaken”, shprehet Osmani.

Kërkesa e tyre kryesore është pensionimi i parakohshëm, në moshën 50-vjeçare, dhe të paguhen me 70 për qind të pagës.

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Rriten çmimet e derivateve

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Kosova News 10/11/2022 10/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
15:44 -10/07/2026
Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve
15:38 -10/07/2026
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!
14:51 -10/07/2026
Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup
14:23 -10/07/2026
Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?