Në Pejë është arrestuar një person nën dyshimin se e ka ngacmuar dhe shqetësuar ish-bashkëshorten.
Sipas njoftimit të Policisë, ai i kishte dërguar viktimës mesazhe me përmbajtje shqetësuerse.
“I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, është thënë nga Policia.
Ndërkohë në Gjilan, një person është arrestuar, nën dyshimin se ai kishte ngacmuar një grua nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Gjilan 05.09.2022 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte ngacmuar përmes rrjeteve sociale ankuesen femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


