Një ngjarje tragjike ka goditur sot familjen Kasapi në Pejë. Shani Kasapi, ish-referent në Gjykatën Themelore të Pejës, ka ndërruar jetë në rrethana të rënda, ku dyshohet se është goditur nga rryma elektrike, para pak kohe.
Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tij në Pejë, ku fillimisht është gjetur pa shenja jete, ndërsa ekipet e emergjencës kanë konfirmuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes.
Policia dhe njësitë relevante kanë dalë menjëherë për ta ekzaminuar rastin, ndërsa është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Vdekja e tij po konsiderohet aksidentale, megjithëse hetimet janë ende në zhvillim për të sqaruar plotësisht rrethanat.