Një person është arrestuar dje në Pejë, pasi që nuk i është bindur urdhrave të policisë për të ndalur veturën, derisa është vet aksidentuar.
Madje në këtë rast, idyshuari ka kërcënuar policët se do t’i largojë nga puna.
Policia njofton se i dyshuari pas trajtimit mjekësor është dërguar në mbajtje për 48 orë.
KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR –
Pejë 03.09.2022 – 05:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk u është bindur urdhrave të zyrtarëve policor për tu ndalur me veturën të cilën ishte duke e drejtuar, derisa është vet aksidentuar. I dyshuari ka kanosur zyrtarët policorë se do i largoj nga puna. Të dyshuarit pasi i është ofruar tretmani mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


