KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Peja e “mbuluar” nga mbeturinat, kompania paralajmëron shtrenjtimin e tarifave
EkonomiSiguri

Peja e “mbuluar” nga mbeturinat, kompania paralajmëron shtrenjtimin e tarifave

Kosova News
Kosova News 12:52 -03/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gati në çdo cep të qytetit të Pejës mund të hasësh në mbeturina, kjo pasi që ato hidhen në mënyrë ilegale nëpër trotuaret e rrugëve të këtij qyteti. Përkundër kësaj dukurie, ndërmarrja publike për menaxhimin e mbeturinave po paralajmëron edhe rritjen e tarifave për shërbime nga 5 në 6 euro.

Nga partia opozitare Vetëvendosje në këtë komunë kanë kritikuar kompaninë për menaxhimin e mbeturinave dhe komunën për mosmirëmbajtjen e ambientit.

Po ashtu edhe qytetëruat ankohen për heqjen e disa kontejnerëve nëpër qytet nga kompania “Ambienti”.

Ndërsa, kryeshefi i ndërmarrjes publike “Ambienti” në Pejë, Diedon Berisha thekson për KosovaPress se kjo kompani po kryen shërbimin në mënyrën më të mirë të mundshme. Mirëpo, sfidë për këtë kompani mbeten deponitë e ilegale të mbeturinave.

“Ne si kompani jemi në angazhim 24 orë për qytetarët e Pejës. Ne mendojmë se jemi duke kryer shërbim aq mirë sa të jetë e mundur. Ne si kompani kemi marrë masa për të bërë një rregulluesi të shërbimit tonë, në qytetin e Pejës. Së pari kemi bërë eliminimin e pikave të kontejnerëve publikë të cilët janë. Që nga gushti i vitit të kaluar deri më tash i kemi bërë eliminimin e 15-të pikave, që mendoj se është diçka pozitive për Pejën dhe shihet se rrugët ose vendet ku kanë qenë të ekspozuara tash nuk janë më. Pastërtia është në nivel. Problem mbeten deponitë ilegale, të cilat janë në zona të caktuara. Ajo është vështirësi ose ta quajmë problem, sepse nuk mund t’i mbash nën menaxhim pa pasur kamera, pa pasur inspeksion dhe pa pasur polici aty, dhe për neve si kompani është e vështirë kjo punë”, tha Berisha.

Ndërkaq, zyrtari i subjektit politik LVV, Berat Ganiqi ka akuzuar partitë opozitare në lidhje me strategjitë që po përdorin për mirëmbajtjen e ambientit në këtë komunë.

“Deri më tani është duke u bërë një mirëmbajtje e keqe, sepse gjatë gjithë këtyre viteve që është në pushtet LDK-ja dhe PDK-ja, së bashku që po qeverisin komunën e Pejës, është duke u bërë një strategji e gabuar në mirëmbajtjen e ambientit për shkak se janë hequr të gjithë kontejnerët që kanë ekzistuar në qytetin e Pejës, me qëllim që t’i ikin asaj pamjes së shëmtuar që po e bëjnë në qytet. Por marrë shembull, ndërtesën më të lartë në Pejë, ‘Rokaqielli’, në të kaluarën i ka pasur së paku katër kontejnerë, tani nuk ka asnjë. Banorët e asaj ndërtese nuk kanë se ku t’i hidhen mbeturinat. Obligohen që çdo ditë të bartin mbeturinat poshtë dhe të hiqen. Zyrtarët në ambient të thirrur për këto çështje që janë duke e rregulluar këtë pjesë, por deri më tani nuk është parë ndonjë ndikim i tillë, përkundrazi mua më dhimbsen punëtorët të cilët çdo ditë torturohen, por nuk bëhet një zgjidhje adekuate as për banorët, por as për punëtorët që punojnë”, potencoi Ganiqi.

Sa i përket paralajmërimit për rritjen e tarifave, kryeshefi i kompanisë “Ambienti”, Berisha potencon se shtrenjtimi do ndodhë për shkak se kompania e tyre po operon me humbje financiare.

“Kompania që nga viti 2011/12 e ka çmimin e njëjtë, 5 euro për të kryer shërbim. Ne kemi bërë analizime se kompania jonë është duke operuar me 75 cent humbje për një klient. Kjo do të thotë që ne jemi të detyruar që të rrisim çmimin për mbledhjen e mbeturinave… Rritja e tarifave është e detyrueshme dhe e domosdoshme për qytetin e Pejës dhe gjithë qytetet e tjera të Kosovës… Ne do ta rrisim tarifën 6 euro, që është një tarifë jo fitimprurëse që sjell fitim për kompaninë, por është tarifë e cila mbulon pjesën më të madhe të kostove”, u shpreh Berisha.

Ndërkaq, Ganiqi i VV-së, ka kritikuar edhe vendimin për rritjen e tarifave të faturave për mbeturina. Sipas Ganiqit, në këtë krizë ekonomike, nuk është koha e duhur për një ngritje të tillë.

“Ne si Lëvizje Vetëvendosje, pa dyshim se do jemi kundër shtrenjtimit, për shkak se qytetarët janë duke u ballafaquar me një inflacion të lartë dhe nuk është koha të rriten faturat. Më mirë kishte me qenë të ndalen shpenzimet e bordit të KRM ambientit, të cilët edhe në të kaluarën janë denoncuar nga punëtorët e asaj ndërmarrje, sepse keqpërdorin veturat zyrtare, naftën dhe të mira të tjera, ku me të hollat të ndërmarrjes kanë shkuar edhe në pushime të tyre private”, theksoi Ganiqi.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend

​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Kosova News 03/03/2023 03/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?