KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Peci: Vendimi i KQZ-së nuk mund të konsiderohet si vendim për konsum ditor
Politikë

Peci: Vendimi i KQZ-së nuk mund të konsiderohet si vendim për konsum ditor

Kosova News
Kosova News 21:56 -24/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se vendimi i KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe nuk mund të konsiderohet si vendim për konsum ditor. Ai në “RTK Prime” tha se nuk duhet të lejohet të krijohen emërtime e formulime të tilla që kontestojnë shtetësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

“Aq më tepër kur dihet që ata janë të involvuar në veprime terroriste dhe të pjesë së sulmeve në këto dy vitet e fundit në veri. Kjo nuk mund të tolerohet edhe të vazhdohet edhe më tutje duke tentuar të përligjet, kontestohet shtetësia e pjesa zyrtare e emërimit, Republika e Kosovës.

Ai tha se mekanizmat kushtetues, siç është KQZ-ja funksionojmë mbi bazën e legjislacionit e kushtetutës dhe çdo subjekt politik që synon garën zgjedhore duhet të plotësojë kuadrin ligjor.

“Nuk mund të ketë aspekt të diskriminimit pozitiv në rrethana të tilla për shkak që çdo iniciativë apo çdo subjekt politik duhet t’i nënshtrohet pjesës së kompletimit të pakos së ligjeve e kritereve që duhet plotësuar. Përderisa eksitojnë edhe mekanizma të tjerë të ankimimit sigurisht që ata e shfrytëzojnë të drejtën derisa të ezaurohet çdo mundësi ligjore e kushtetuese. Unë nuk i di të gjitha specifikat e brendshme se si kanë ardhur deri tek një vendim i tillë, por në anën tjetër të gjithë duhet përfundimisht të jenë të vetëdijshëm që funksionimi i shtetit ligjor dhe e drejta kushtetuese e ligjore duhet të funksionojë për të gjithë pa përjashtim”, tha ai.

Tha se nuk mund që njëkohësisht të jesh pjesë e institucioneve të Kosovës edhe njëkohësisht të punohet në baza ditore për të minuar shtetësinë e Kosovës.

“Mbrojë idenë dhe qëndrimin që çdo tentativë e kontestimit të ligjshmërinë e kushtetutshmërinë e Kosovës duhet të marr përgjigjen e merituar nga të gjitha instancat e Republikës, pa përjashtim”, tha Peci në “RTK Prime”.

Peci: Ka ekzistuar një vlerësim që shkuarja ndaras e Vetëvendosjes dhe Guxo rrezikonte një rezultat prej 50 për qind

Bashkëdrejtuesi i partisë Guxo foli edhe për zgjedhjet dhe partneritetin me Vetëvendosjen.

Tregoi se këshilli i përgjithshëm i partisë kishte diskutuar për gati 6 orë dhe  shumica e anëtarëve ishin që partneriteti të vazhdohej.

“Ka ekzistuar një vlerësim që shkuarja ndaras e Vetëvendosjes dhe Guxo hapë mundësinë që të rrezikohej bashkërisht një rezultat prej 50 për qind”, tha Peci.

I pyetur se si mund ta dinë forcën e tyre kur janë bashkë në një listë me Vetëvendosjen, tha se atë nuk mund ta dinë me saktësi, por nuk garojnë për të treguar forcë te LVV-ja, por për të dhënë dëshminë se një partneritet që ka ekzistuar në këtë qeveri meriton edhe një mandat të dytë.

Peci tha se forca reale e partisë Guxo do të shihet në zgjedhjet lokale ku tregoi se në shumicën e komunave do të garojnë individualisht.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Bekë Berisha dhe Burim Ramadani mbesin jashtë Kuvendit, shkak kuota gjinore

Kosova News 24/12/2024 24/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Shtimja shënon Ditën e Çlirimit me koncert festiv
17:55 -14/06/2026
Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”
17:52 -14/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit
15:45 -14/06/2026
Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta
15:44 -14/06/2026
Sveçla pas arrestimeve për krime lufte: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë
15:14 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?