KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Peci: Uzurpimi i pronave po mbrohet nga segmente të “sistemit të drejtësisë”
Lajme

Peci: Uzurpimi i pronave po mbrohet nga segmente të “sistemit të drejtësisë”

Kosova News
Kosova News 21:15 -15/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Uzurpimi dhe zhvatja me pronat publike po vazhdojnë të mbrohen nga segmente të caktuara brenda “Sistemit të drejtësisë”. Kështu ka theksuar ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se MBPZHR po privohet nga e drejta për të ndërtuar objektin e saj, në pronën e saj.

“Institucionet e sigurisë kombëtare kanë vlerësuar se biznesi që operon përballë objektit të AKI-së nuk guxon të ushtrojë veprimtari në atë lokacion dhe se kjo përbën cenim të sigurisë kombëtare. MBPZHR ka përcaktuar atë lokacion për ndërtimin e objektit të Ministrisë së Bujqësisë për t’i ikur qirasë mbi gjysmë milioni për çdo vit”, tha Peci.

Ai tutje theksoi se vendimi i Gjykatës Komerciale për masë të sigurisë është vendimi më absurd që ka parë ndonjëherë në jetën e tij. Ai tha se gjykata në fjalë nuk po e llogaritë interesin publik: Cenimin e sigurisë kombëtare; Kursimin e mbi gjysmë milioni euro qira si dhe privimin nga mundësia që përmes ndërtimit të objektit të Ministrisë të plotësojë edhe një kriter që Kosovës t’i sjellë deri në 160 milionë euro fonde të IPARD.

”Absurditeti i radhës qëndron edhe në faktin se gjykata thirret në një kontratë, me qira mujore 500 euro për disa biznese, pompë benzine e restaurant me një sipërfaqe prej 25 ari midis Prishtinës e cila ka skaduar me 31.12.2023 dhe nuk ekziston më. Unë e di që disa janë në hall, sikurse janë disa në Stankaj të Pejës ashtu edhe në Ulpianë të Prishtinës por unë mbroj hallin e qytetarit dhe interesin publik dhe nuk ndjej për hallet e kësaj kategorie. Nuk na ndalë asgjë! Do të ndërmarrim dhe luajmë çdo gur deri në lirimin e pronave të uzurpuara ose të kontraktuara përmes marrëveshjeve korruptive”, ka nënvizuar Peci.

Gjithashtu lexoni:

Grabitësit marrin mbi 2,500 euro nga një pompë derivatesh në Prishtinë

Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit

Kusari-Lila: Gratë sot zotërojnë 18 për qind të bizneseve në Kosovë

MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion

Kosova News 15/02/2024 15/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Grabitësit marrin mbi 2,500 euro nga një pompë derivatesh në Prishtinë
09:48 -21/06/2026
Fëmija i lënduar me trotinet elektrik vdes në QKUK
09:46 -21/06/2026
Këto janë çmimet e derivateve për sot dhe nesër
09:43 -21/06/2026
Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?