KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Peci: Të gjithë fermerët që kanë aplikuar për Programin e Zhvillimit Rural do të jenë fitues
Lajme

Peci: Të gjithë fermerët që kanë aplikuar për Programin e Zhvillimit Rural do të jenë fitues

Bekim Morina
Bekim Morina 19:43 -24/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar se të gjithë fermerët që kanë aplikuar për Programin e Zhvillimit Rural do të jenë përfitues të Grantit.

Të gjithë aplikuesit që janë në listën e pritjes dhe që kanë plotësuar kushtet, do të jenë përfitues pas ri-shpërndarjes së buxhetit për ndarjen e grandeve për vitin 2022.

Njoftimi i plotë:

Të dashur fermerë aplikues të Programit për Zhvillim Rural / Grante 2022;

Pas aprovimit të ri-shpërndarjes së buxhetit për ndarjen e granteve për vitin 2022, më lejoni t’iu njoftoj së të gjithë ju që jeni në listën e pritjes dhe që në të njëjtën kohë i keni plotësuar kushtet e pranueshmërisë por që për shkak të mungesës së buxhetit nuk keni arritur që të shpalleni fitues përmes këtij ri-alokimi:

Të gjithë do të jeni fitues! (Natyrisht kjo varet nga inspektimet në terren dhe verifikimi i gjendjes së aplikimit).

Nga ana tjetër, procesi i shqyrtimit të ankesave gjindet në fazën finale.

Ri-shpërndarja e buxhetit është realizuar në masat dhe nën-masat e mëposhtme:

Masa 1 – Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore; me një total të përkrahjes prej 10,529,490.10 € për 197 aplikacione.

Nën-masa për pemë dru-frutore – 19 aplikacione në vlerë prej 1,115,697.90 €.

Nën-masa për arra dhe lajthia – 22 aplikacione në vlerë prej 1,266,237.80 €.

Nën-masa e perimeve dhe serrave – 100 aplikacione në vlerë prej 4,808,755.00 €.

Nën-masa e depove për ruajtjen e pemëve dhe perimeve – 15 aplikacione në vlerë prej 968,444.40 €.

Nën-masa e prodhimit të mishit / rritja e viçave – 18 aplikacione në vlerë prej 1,098,776.00 €.

Nën-masa e prodhimit të qumështit dhe lopëve – 8 aplikacione në vlerë prej 497,883.50 €.

Nën-masa për prodhimin e rrushit – 6 aplikacione në vlerë prej 273,248.50 €.

Nën-masa e prodhimit të vezëve – 6 aplikacione në vlerë prej 372,410.20 €.

Nën-masa për prodhimin e mishit / rritje të derrave – 2 aplicione në vlerë prej 102,974.00 €.

Nën-masa për pemë manore – 1 aplikacion në vlerë prej 25,062.80 €.

Për Masën 7 e cila përfshin diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve përkatësisht tek nën-masa për prodhimin e mjaltit; kemi 9 aplikacione në vlerë prej 136,001.30 €.

Totali i përgjithshëm i përkrahjes me këtë rialokim të buxhetit përfshirë të gjitha nën-masat e lartëcekura arrin vlerën prej 10,665,491.40 €.

Theksojmë se procesi i shqyrtimit nuk ka përfunduar dhe eventualisht mund të kemi shtim të ndonjë projekti që do t’i plotësojë kriteret për të qenë përfitues i mundshëm.

Si Ministër, personalisht do t’i vizitoj nga afër përfituesit për ta parë nga afër procesin e implementimit të secilit projekt!

Gjithashtu lexoni:

Sulmoi dy persona që më pas pranuan tretman në QKUK, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Tri qytete dhe një pjesë e Prishtinës mbesin pa ujë, shkak punimet në “Ibër Lepenc”

Lufta e 3-të që s’është shpallur, por ka nisur!

Kurti viziton familjen e ish-policit që u arrestua dhe po mbahet padrejtësisht në Serbi

Ngrihet aktakuzë ndaj deputetit të Listës Serbe për sulme ndaj gazetarëve në Leposaviq në vitin 2023

Bekim Morina 24/01/2023 24/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
73%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Distria Krasniqi fiton edhe duelin e dytë, kalon në çerek-finale
15:21 -14/06/2025
Serbia thotë se Kosova ka ndaluar tre pjesëtarë të MPB-së serbe dhe një ish-polic
15:17 -14/06/2025
Lëvizja Vetëvendosje zyrtarizon Ramiz Rrustën si kandidat për Klinën
14:20 -14/06/2025
KFOR-i amerikan realizon stërvitje me helikopter përgjatë kufirit me Serbin
13:47 -14/06/2025
Distria Krasniqi mposht brazilianen Pereira, kalon në raundin tjetër
13:32 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?