KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Peci prezanton projektin 20.2 milionësh: Përparësi promovimi i ushqimeve bio
Ekonomi

Peci prezanton projektin 20.2 milionësh: Përparësi promovimi i ushqimeve bio

Kosova News
Kosova News 17:23 -21/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) në bashkëpunim me GIZ-in dhe ministrinë e Bujqësisë, kanë hapur Panairin Bujqësor dhe të Energjisë së Ripërtëritshme, “AgriRenew 2024″.Me këtë rast ministri Faton Peci, tha se vetëm në dy vitet e fundit kanë instaluar 4 276.4 KW me panele foto-voltaike për 951 fermerë. Ai ka shtuar se projekti i cili po lansohet në bashkëpunim me Qeverinë gjermane dhe GIZ, kap vlerën prej 20.2 milionë euro.

Peci shtoi se me këtë projekt synohet fuqizimi i sektorit të agro-turizmit dhe eko-turizmit, duke sjellë përfitime të mëdha për fermerët, sipërmarrësit dhe komunitetet rurale.“Gjatë gjithë mandatit tim si ministër, kemi dhënë prioritet investimeve përmes projekteve të granteve, duke integruar energjinë e ripërtëritshme si një kriter të detyrueshëm në secilën masë. Vetëm në dy vitet e fundit, kemi instaluar 4 276.4 KW me panele foto-voltaike për 951 fermerë. Vlera totale e investimit arrijnë vlerën prej rreth 50 milionë euro. Sot kam kënaqësinë të prezantoj një projekt madhor dhe transformues, i realizuar në partneritet me Qeverinë Gjermane dhe GIZ, me një investim prej 20.2 milionë euro”, tha ministri.

“Ky projekt është rezultat i një marrëveshjeje të ratifikuar në Kuvend, e cila për herë të parë në historinë e Ministrisë së Bujqësisë ka mundësuar një bashkëpunim të tillë strategjik dhe të rëndësishëm për zhvillimin e sektorit. Vlen të theksohet se deri tani si Ministri kemi investuar 300 milionë euro për të përkrahur financiarisht fermerët Kosovarë. Me këtë projekt synohet fuqizimi i sektorit të agro-turizmit dhe ekoturizmit, duke sjellë përfitime të mëdha për fermerët, sipërmarrësit dhe komunitetet rurale”.“Përparësi e këtij projekti është promovimi i ushqimeve bio me vlera të larta ushqyese, të cilat janë një element kryesor në agro-turizëm. Në botën e sotme, ku ushqimet industriale dhe të shpejta dominojnë tregun, agro-turizmi ofron një alternativë të shëndetshme dhe të qëndrueshme, duke sjellë përpara produktet tona bio, të cilat jo vetëm që janë të freskëta dhe të shëndetshme, por edhe promovojnë një lidhje të drejtpërdrejtë mes konsumatorit dhe prodhuesit”, tha ai.

Ndërkaq, kryetari i OKE-ut, Lulzim Rafuna, tha se ky Panairi ka bashkuar fushat e bujqësisë dhe energjisë së ripërtërishme, dy sektorë që sipas tij, janë jetik për ekonominë e Kosovës, por gjithashtu përbëjnë shtyllat kryesore për të ardhmen e qëndrueshme.E edhe ambasadori gjerman John Rohde, pati fjalë rasti, ku tha se qëllimi kryesor i Gjermanisë është që të mbështesin zhvillimin e qëndrueshme të Kosovës dhe anëtarësimit saj në BE.

Gjithashtu lexoni:

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Bankat në Kosovë ulin disa nga tarifat e shërbimeve, theksohet rritja e konkurrencës dhe transparenca financiare

Ekzekutohen nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat, Murati njofton edhe për mbështetjen e studentëve

Nënshkruhen kontratat për sanimin e skarpateve në autoudhën “Ibrahim Rugova”

Ish-ministri Shala dënohet me dy vjet burgim për konflikt interesi

Kosova News 21/10/2024 21/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?